Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shefja e UNMIK-ut: Në kohë të vështira e rrethana sfiduese në Kosovë, përkrahim ripërtëritjen e përpjekjeve për ndërtim të mirëbesimit

    21/11/2023 20:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Përkundër kohërave të vështira dhe rrethanave sfiduese, veprimet tona janë të rëndësishme. Veprimet tona transformojnë shoqëritë duke i vendosur ato në rrugë të bashkëjetesës paqësore dhe prosperitetit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm”, tha sot Caroline Ziadeh, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefja e UNMIK-ut, në fjalën e saj hyrëse në Forumin e OKB-së në Kosovë për Ndërtim të Mirëbesimit, sot në Selanik, përcjell Reporteri.net.

    Forumi shënon përvjetorin e pestë të përpjekjeve të UNMIK-ut për ndërtimin e mirëbesimit, të cilat përpiqen për një angazhim më të madh të të gjitha komuniteteve të Kosovës në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve dhe krijimin e themeleve të nevojshme për përparim pavarësisht narrativave përçarëse dhe rrethanave sfiduese.

    “Qëndrueshmëria, siç e dinë shumë mirë komunitetet anembanë Kosovës, kërkon jo vetëm përshtatje ndaj vështirësive kurdo që shfaqen ato, por edhe të kuptuarit se çdo sfidë mund të shëndrrohet në mundësi të re. Qëndrueshmëria kërkon kërkon guxim politik, lidership, solidaritet, partneritet dhe mbi të gjitha ndërtim dhe përkrahje të mirëbesimit”, tha PSSP Ziadeh.

    Me qëllim të “Mbështetjes së Bashkësisë për një të Ardhme më të Mirë”, forumi treditor mbledhë në një vend 120 përfaqësues nga komunitetet dhe sferat e ndryshme të jetës, duke përfshirë institucionet e Kosovës, shoqërinë civile, mediat, gratë dhe organizatat rinore.

    Ata do të punojnë së bashku për të formuluar rekomandime konkrete dhe të zbatueshme për ndërtim të mëtutjeshëm të mirëbesimit në Kosovë në fushat e sundimit të ligjit, të drejtave gjuhësore, mbrojtjes së mjedisit, pjesëmarrjes dhe përfshirjes qytetare, mediave dhe luftimit të dezinformatave dhe fuqizimit ekonomik për të mirën e të gjithëve në Kosovë. Këto rekomandime do të ndahen gjerësisht me të gjitha palët e interesuara dhe do të udhëzojnë përpjekjet e ardhshme të UNMIK-ut për ndërtimin e mirëbesimit.

    “E vetmja mënyrë për të krijuar besim është ta njohësh dhe pranosh një problem dhe të japësh një zgjidhje. Në negociata, askush nuk fiton gjithçka, dhe nëse doni të jeni të suksesshëm, atëherë të gjithë duhet të ndjejnë se kanë marrë diçka”, tha baronesha Catherine Ashton, ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian.

    Ashton iu bashkua forumit së bashku me personalitete të tjera të nivelit të lartë ndërkombëtar dhe rajonal duke marrë pjesë në panele të ndryshme diskutimesh dhe duke ofruar pikëpamjet dhe këshillat e tyre se si të rritet më tej ndërtimi i mirëbesimit në Kosovë dhe rajon.

    “Në politikë koha është gjithçka. Të njëjtat qasje dhe zgjidhje që funksionuan më parë mund të mos funksionojnë më, por ajo që mbetet është qëllimii. E vetmja mënyrë për ta stabilizuar Evropën Juglindore është që të gjitha vendet të anëtarësohen në BE dhe paqja, bashkëpunimi, demokracia dhe përgjegjësia janë opcion i vetëm që kjo të ndodhë”, tha Vesna Pusiq, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë.

    Forumit për ndërtimin e mirëbesimit it në Selanik i parapriu një seri konsultimesh tematike të fokus grupeve, të cilat u zhvilluan në Qendrën Barabar në Prishtinë gjatë tetorit dhe nëntorit. Këto konsultime ofruan një mundësi për përfaqësuesit e nivelit bazë që të fillojnë të diskutojnë sfidat me të cilat ballafaqohen në fushat e tyre përkatëse dhe çështjet më urgjente për njerëzit dhe komunitetet në Kosovë.

    Që nga Forumi i 2018-ës për ndërtimin e mirëbesimit në Lubjanë, agjenda e ndërtimit të mirëbesimit ka qenë inkurajimi i dialogut ndërmjet komuniteteve, mbështetja e mësimit të gjuhës, fuqizimi i të rinjve, promovimi i barazisë gjinore, mbrojtja e sundimit të ligjit, si dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

    Ndërtimi i mirëbesimit dhe qasja e përqendruar tek njerëzit mbeten gurthemeli i përpjekjeve të UNMIK-ut për të siguruar një jetë paqësore dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës

    Artikuj të ngjashëm

    Beogradi e ‘aktivizon’ sërish UNMIK-un

    Cilat ishin tri qëndrimet e aleatëve të Kosovës gjatë raportit të UNMIK-ut

    UNMIK-u e dënon sulmin terrorist në Zubin Potok

    Të Fundit

    Arrestohet 53-vjeçari kosovar në Durrës, tentoi të fuste kontrabandë 49 iPhone

    Tre persona mbesin të bllokuar në malin e Ndëranit në Gjirokastër, policia iu del në ndihmë

    Haxhiu: VV pritet të mblidhet për ta votuar Kurtin si mandatar, emri pastaj dërgohet te Presidentja

    Nenad Rashiq: Me çdo respekt ndaj kryetarit Basha, Kuvendi s’është konstituuar

    Haradinaj përmend vështirësitë në arsim, lë fajtore LVV-në

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.