Shefja e ambasadës amerikane, Anu Prattipati ka mbajtur fjalim në festën për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambasada amerikane ka ndarë pamje nga festa, si dhe pjesë nga fjalimi i saj.
Ajo ka thënë se nuk ka festuar 4 korrikun më mirë se në Kosovë, “vendin më pro-amerikan në botë”.
“Kam festuar 4 Korrikun në shumë vende të ndryshme, dhe nuk mund të imagjinoj një vend më të mirë për të shënuar këtë rast sesa këtu, me ju, në vendin më pro-amerikan në botë… Faleminderit që po festoni me ne sonte. Faleminderit për miqësinë tuaj dhe përkushtimin tuaj ndaj partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!” – ka thënë ajo.