“Fushata kundër Iranit” e Izraelit nuk ka mbaruar, tha të martën shefi i ushtrisë së vendit.
Duke folur në një vlerësim të situatës pasi armëpushimi Izrael-Iran hyri në fuqi, gjenerallejtënant izraelit Eyal Zamir tha se një “fazë e rëndësishme” ka përfunduar dhe se Izraeli po hyn në një “fazë të re, bazuar në arritjet e asaj aktuale”.
Shefi i ushtrisë paralajmëroi se sfidat mbeten për forcat e armatosura dhe u bëri thirrje atyre të qëndrojnë të përqendruara gjatë fushatës së vazhdueshme në Gaza.
“Tani fokusi kthehet përsëri në Gaza – për të sjellë pengjet në shtëpi dhe për të shpërbërë regjimin e Hamasit”, tha ai, ka raportuar CNN