Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt dje në Tiranë është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Në një video shihet se Osmani e Rutte shkëmbejnë një përshëndetje mjaft të ngrohtë.
Gjatë përshëndetjes dëgjohet shefi i NATO-s, Rutte duke i thënë Osmanit “presidentja ime e preferuar”.
Samiti i Komunitetit Politik Evropian është mbajtur dje në Tiranë, ku Kosova është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.