Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do t’u kërkojë aleatëve të zotohen rreth 40 miliardë euro në ndihmë ushtarake për Ukrainën çdo vit.
Financimi do të mbështeste të paktën nivelet aktuale të mbështetjes ushtarake që kanë dërguar aleatët, ka thënë një burim brenda aleancës për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Ne duhet ta mbajmë atë nivel aktual të mbështetjes në minimum për të siguruar parashikueshmërinë që i nevojitet Ukrainës, për aq kohë sa është e nevojshme”, tha burimi i NATO-s, duke shtuar se aleatët kishin dhënë rreth 40 miliardë euro në vit që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Asnjë marrëveshje e tillë nuk është shpallur ende publikisht, por ministrat e Jashtëm nga aleatët janë aktualisht në Pragë për bisedime.