Shefi i kabintetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka pagë më të lartë se deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Sipas gazetarit Vehbi Kajtazi, Ilir Kërçeli ka pagë neto prej 1750 euro, që i bie më shumë se një pagë standarte e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se shefi i Kabinetit të Glauk Konjufcës ka pasur një përplasje gati fizike me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pikërisht mbi shpenzimet që ky i fundit ka bërë sa i përket derivateve.