Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

    20/08/2025 20:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefat e mbrojtjes së NATO-s e zhvilluan të mërkurën një “diskutim të hapur” mbi garancitë e mundshme të sigurisë që mund t’ia japin Kievit për ta ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje për paqe, e cila do t’i jepte fund luftës mbi trivjeçare të Rusisë kundër Ukrainës, tha një zyrtar i lartë i aleancës ushtarake.

    Admirali italian, Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, theksoi se 32 shefa të mbrojtjes nga e gjithë aleanca zhvilluan një konferencë me video, si pjesë e përpjekjeve diplomatike të udhëhequr nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftimeve.

    Ai tha u zhvillua një “diskutim i madh dhe i hapur” mes tyre.

    “Falënderova të gjithë për pjesëmarrjen gjithmonë proaktive në këto takime: ne jemi të bashkuar, dhe ky unitet ishte vërtet i qartë sot, si gjithmonë”, shkroi ai në rrjetin social X, duke mos dhënë më shumë hollësi.

    Garantimi se Ukraina nuk do të pushtohet përsëri në të ardhmen është një nga çelësat për ta bindur atë ta nënshkruajë një marrëveshje për paqe me Rusinë.

    Ukraina kërkon ndihmë perëndimore për ushtrinë e saj, përfshirë armë dhe trajnim, për të forcuar mbrojtjen, ndërsa zyrtarët perëndimorë po përpiqen të përcaktojnë çfarë zotimesh mund të ofrojnë.

    Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i kritikoi përpjekjet për të punuar për garancitë e sigurisë për Ukrainën pa përfshirjen e Moskës.

    “Ne nuk mund të pajtohemi me faktin që tani propozohet të zgjidhen çështjet e sigurisë kolektive pa Federatën Ruse. Kjo nuk do të funksionojë”, tha Lavrov të mërkurën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

    Gjenerali amerikan, Alexus Grynkeëich, komandant suprem i NATO-s në Evropë, mori pjesë në bisedimet virtuale, tha Dragone.

    Gjithashtu, gjenerali amerikan Dan Caine, kryetar i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, pritej të merrte pjesë, sipas një zyrtari të mbrojtjes së SHBA-së.

    Caine u takua gjithashtu me shefa ushtarakë evropianë të martën në mbrëmje në Uashington për të vlerësuar opsionet më të mira ushtarake për liderët politikë, sipas zyrtarit të mbrojtjes, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht dhe foli me kushtin e anonimatit.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua të premten e kaluar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë, dhe të hënën e priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe liderë të tjerë evropianë. Asnjë nga takimet nuk solli përparim konkret.

    Trump po përpiqet t’i pajtojë Putinin dhe Zelenskyn për një marrëveshje për paqe, më shumë se tri vjet pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të fqinjit të vet, por ka pengesa të mëdha.

    Ato përfshijnë kërkesat e Ukrainës për garanci të mbështetura nga Perëndimi për mbrojtjen ushtarake, për t’u siguruar që Rusia të mos nisë ndonjë pushtim tjetër në vitet e ardhshme.

    “Ne kemi nevojë për garanci të forta sigurie për të siguruar një paqe vërtet të qëndrueshme dhe afatgjatë”, shkroi Zelensky në Telegram të mërkurën pas sulmeve ruse me raketa dhe dronë që goditën gjashtë rajone të Ukrainës gjatë natës.

    Aleatët evropianë të Kievit po shikojnë mundësinë e krijimit të një force që mund të mbështesë çdo marrëveshje për paqe, dhe një koalicion prej 30 shtetesh, përfshirë vende evropiane, Japoninë dhe Australinë, është angazhuar ta mbështesë këtë nismë.

    Shefat ushtarakë po shqyrtojnë se si mund të funksionojë ajo forcë e sigurisë.

    Roli që mund të luajë SHBA-ja mbetet i paqartë. Trump e përjashtoi të martën mundësinë e dërgimit të trupave amerikane për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë./REL

    Artikuj të ngjashëm

    “Shqiptari i parë që ka deponuar dosje në Speciale – ndjehemi të turpëruar”, Tahiri flet për Gërvallën

    Arrestohen dy persona për fajde, njëri kapet në flagrancë duke i pranuar paratë si interes nga fajdeja

    Promovohet libri “Gjak e jetë për atdhe”, marrin pjesë personalitete nga jeta politike e kulturore

    Të Fundit

    “Shqiptari i parë që ka deponuar dosje në Speciale – ndjehemi të turpëruar”, Tahiri flet për Gërvallën

    Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

    Arrestohen dy persona për fajde, njëri kapet në flagrancë duke i pranuar paratë si interes nga fajdeja

    Promovohet libri “Gjak e jetë për atdhe”, marrin pjesë personalitete nga jeta politike e kulturore

    Gjermania me grand 42 milionë euro për Prishtinën e Fushë Kosovën për trajtimin e ujërave të zeza që ndotnin lumenjtë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.