Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, është rruga më e mirë

    03/09/2024 17:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike të NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, po vlerëson se Kosova duhet t’i kthehet dialogut, anise sipas tij, ky proces mund të jetë zhgënjyes.

    ”Ky Dialog mund të jetë zhgënjyes, por ai përfaqëson rrugën më të mirë përpara drejt zgjidhjeve të qëndrueshme dhe është e rëndësishme që qeveria e Kosovës të angazhohet plotësisht në të”.

    Madje sipas tij, në këtë kohë tensionesh, një fazë qetësie do t’u kontribuonte shumë negociatave.

    “Një periudhë qetësie në veri të Kosovës mund të ndihmojë në krijimin e një konteksti më të mirë për Dialogun Beograd-Prishtinë, i cili duhet të rifillojë në vjeshtë me marrjen e detyrës nga lidershipi i ri i BE-së”.

    Kjo referuar tensioneve të paralajmëruara, me rastin e mbylljes së objekteve të komunave ilegale serbe në veri.

    “KFOR-it tashmë i është dashur të vendoset gjatë gjithë gushtit në urën e Mitrovicës për të ruajtur sigurinë. Kështu që konsultimet e ngushta ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare në terren janë më të rëndësishme se kurrë në këtë kohë të tensionuar në rajon”.

    “Do të jetë shumë më e lehtë që strukturat paralele të shpërbëhen në mënyrë paqësore në kontekstin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe një proces që siguron komunitetin serb për vendin e tij të ardhshëm në Kosovë”, tha ai për Klan Kosova.

    Shea i cili e njeh mirë rajonin e Kosovës sa i përket sigurisë, dha disa rekomandime, ku sipas tij ka diçka që duhet të jetë primare.

    “Pas një numri incidentesh të dhunshme në veri gjatë 2 viteve të fundit, prioriteti kryesor për momentin është krijimi i besimit ndërmjet komunitetit kosovar dhe atij serb përmes një dialogu dhe një strategjie efektive komunikimi”.

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-zëdhënësi i NATO’s: Veriu i përket Kosovës, KFOR’i nuk duhet ta marrë kontrollin

    Shea: Kosova të bëjë gjithçka për ta përshpejtuar anëtarësimin në NATO

    Ish-zëdhënësi i NATO-s, Shea: Koha që BE-ja të largojë masat ndëshkuese në Kosovë

    Të Fundit

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.