SHBA ka vendosur sanksione të reja, të martën, ndaj presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, i cili ka qenë aleat me Rusinë në luftën ndaj Ukrainës.
Sanksionet u aplikuan ndaj Lukashenkos si dhe gruas së tij, Halina. Ata kanë bllokuar pronën dhe interesat e tyre në SHBA dhe se amerikanët nuk mund të angazhohen në transaksione me ta, shkruan CNN.
“Përcaktimet e sotme tregojnë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të imponojnë pasoja konkrete dhe të rëndësishme për ata që përfshihen në korrupsion ose janë të lidhur me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, tha Andrea Gacki, drejtori i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja.
“Ne dënojmë sulmet e Rusisë ndaj korridoreve humanitare në Ukrainë dhe i bëjmë thirrje Rusisë të ndërpresë luftën e saj të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës”, shtoi ai.
Sanksionet e para ndaj anëtarëve të familjes së Lukashenkos nga SHBA erdhën në muajin dhjetor, pas një krize migrantësh në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë, e cila çoi në akuza për shkelje të të drejtave të njeriut.