Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri e Kosovë

    31/08/2025 22:06
    PRISTINA, KOSOVO - June 30, 2020: Kosovo and American flags wave in city center on June 29, 2020 in Pristina, Kosovo. President Hashim Thaci, who was the former political leader of the Kosovo Liberation Army (KLA), has denied allegations from a Hague-based prosecutor that he committed war crimes during the 1998-99 conflict with Serb forces. Thaci's indictment led to the postponement of a White House meeting between the leaders of Kosovo and Serbia, which refuses to recognize Kosovo's independence. (Photo by Ferdi Limani/Getty Images)
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta forcojnë praninë ushtarake në Evropën Juglindore, duke shpallur një kontratë pesëvjeçare që mbulon projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në Shqipëri, Kosovë dhe Bullgari. Ky investim, i udhëhequr nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane, synon të sigurojë infrastrukturë të avancuar për trupat amerikane dhe në rajon, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm në përballjen me sfidat gjeostrategjike dhe gjeopolitike.

    Një tregues i qartë i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së për të forcuar praninë e saj ushtarake dhe infrastrukturore në këtë pjesë të kontinentin është edhe shpallja e një kontrate të re të Korpusit të Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane për mbështetje në Evropën, që përfshinë Shqipërinë, Kosovën dhe Bullgarinë.

    Sipas një njoftimi zyrtar planifikohet një marrëveshje pesëvjeçare, e cila përfshin projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në bazat ku operojnë trupat amerikane. Përmes kësaj po synohet, mbështetja e pranisë së forcave amerikane dhe aktiviteteve të tjera të agjencive të SHBA-ve në rajon, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

    Një vendim i tillë nga Ministria e Mbrojtjes shihet si kontribut për sigurinë në gjithë rajonin.

    “Mirëpresim çdo investim apo shtim të forcave amerikane në Kosovë, pasi siç e kemi cekur edhe më parë SHBA është partneri ynë strategjik, dhe madje jo vetëm investimi në infrastrukture ushtarake në Evropën Juglindore por dhe vendosja e një bazë të përhershme në Kosovë do të kontribuonte në sigurinë jo vetëm të Kosovës por dhe gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Liridona Gashi, Zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes për RTK.

    Lidhur me këtë drejtori i Institutit “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, thotë se ky është rikonfirmim i angazhimit të fortë ushtarak të SHBA-së në Kosovë dhe rajon.

    “Ky është një lajm i jashtëzakonshëm në kontekstin e e atyre frikës dhe panikës të mëhershëm për tërheqjen eventuale të trupave amerikane dhe zhvendosjes së vëmendjes amerikane nga Kosova. SHBA edhe sot e rikonfirmojnë që përqendrimi i trupave amerikane është i madh për arsye gjeostrategjike dhe për arsye të vazhdueshme të kërcënimit që paraqet Rusia për këtë pjesë të Evropës”, tha Fetoshi.

    Ish ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pranin e vazhdueshme të SHBA-ve në këtë pjesë të Evropës e lidhin me parandalimin e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

    “Pozita gjeografike është interes gjeostrategjik i SHBA-ve dhe NATO. moslejimi i ndikimit rus është jashtëzakonisht jetik edhe për SHBA edhe për Brukselin dhe në këtë drejtim ne jemi me fat që jemi këtë pozitë dhe në këtë vij me interesat gjeostrategjike dhe gjeopolitike te Amerikës, për atë arsye jemi edhe prioritet në avancimin e forcave te armatosura në avancim e Kosovës në përgjithësi”, tha Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së

    Fetoshi e Kastrati theksuan se angazhimi i SHBA-së në rajon shihet si thelbësor për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme në Ballkan.

    Artikuj të ngjashëm

    Trump ndez rrjetin me mesazh enigmatik: Bota do ta kuptojë së shpejti, asgjë s’mund ta ndalojë atë që po vjen

    Dy të vrarë dhe 20 të plagosur nga sulmi në SHBA

    Prattipati: Heqja e tarifave do të forcojë marrëdhëniet ekonomike ShBA-Kosovë

    Të Fundit

    Kozaku hap GoFundMe për Lambo por befason me shumën që mblodhi

    Konstituim me presje: Basha pret që nesër t’i konsultojë anëtarët e Kryesisë së paplotësuar

    Të moshuarit e braktisur, fëmijët në emigrim – mosha e tretë në Korçë jeton e vetmuar

    Abdixhiku e uron Zhegrovën pas transferimit në Juventus: Të priftë e mbara Edon, vazhdo të na bësh krenarë

    Shkrime nacionaliste e kundër institucioneve të Kosovës vendosen në disa komuna

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.