sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    ShBA-ja e kërcënon “TikTok”-un me ndalim, nëse pronarët kinezë nuk i shesin aksionet

    16/03/2023 09:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Administrata e presidentit Biden të ShBA-së e ka kërcënuar aplikacionin “TikTok” se do ta ndalojë përdorimin e tij në territorin e këtij shteti, nëse pronarët kinezë të rrjetit të njohur social nuk i shesin aksionet që i kanë në të, sipas disa raportimeve të mërkurën.

    Kjo lëvizje, e raportuar së pari nga gazeta amerikane, “The Wall Street Journal”, është më dramatikja në një varg eskalimesh nga zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë, e nxitur nga frika se të dhënat e përdoruesve amerikanë mund t’i jepen qeverisë kineze, raporton gazeta“The Guardian”.

    Aplikacioni është ballafaquar me masa edhe në vende të tjera të botës për shkak të frikës për spiunazh të mundshëm nga Kina. Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia rishtazi vendosën që ta ndalojnë këtë aplikacion në telefonat qeveritarë.

    Shtetet e Bashkura tashmë e kanë ndaluar “TikTok”-un në pajise të qeverisë federale, por kjo është hera e parë gjatë pushtetit të administratës së Bidenit që lëshohet një kërcënim për ndalimin e përdorimit të këtij aplikacioni në mbarë vendin. Ish-presidenti Trump ishte përpjekur që ta merrte këtë vendim më 2020, por ishte bllokuar nga gjykatat.

    Zëdhënësja e “TikTok”-ut, Brooke Oberwetter, i tha agjencisë “Reuters” se kompania ka kontaktuar së fundi me Komisionin për Investime të Jashtme, i udhëhequr nga Thesari i ShBA-së, i cili ka kërkuar që pronarët kinezë të aplikacionit t’i shesin aksionet e tyre, përndryshe kompania do të ballafaqohet me ndalim të mundshëm në ShBA.

    “TikTok”-u është njëri prej rrjeteve sociale më të popullarizuara në botë dhe ka mbi 100 milionë përdorues vetëm në Shtetet e Bashkuara.

    Artikuj të ngjashëm

    SHBA akuzon Rusinë se do t’i ofrojë Koresë Veriore ushqim, në këmbim të armëve

    Blinken kërkon që të gjithë shtetasit amerikanë të largohen nga Rusia pas arrestimit të reporterit

    Presidentja e Tajvanit viziton SHBA-të, Kina kërcënon me pasoja serioze

    Të Fundit

    Formacionet e mundshme, Manchester City-Liverpool

    Ministri Mehaj fton qytetaret që të bashkohen në marshin e 2 prillit

    Haradinaj: Ndajmë thellësisht dhimbjen me familjarët e të rënëve në Lybeniq

    Vetaksident në rrugën Pejë-Klinë (VIDEO)

    Këshilli i Prindërve kërkon pushim pranveror për nxënësit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.