Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, kanë nënshkruar të enjten një memorandum në mes të Departamentit të Shtetit dhe MPJ-së së Serbisë.
Siç ka thënë Hill në konferencën për media pas nënshkrimit, memorandumi ia mundëson Serbisë një zyrtar ndërlidhës, pozitë për një diplomat serb, që do të punojë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Është mundësi që diplomatët tanë të njihen me njëri-tjetrin. Serbia ka traditë të diplomatëve shumë të mirë”, ka thënë Hill.
Hill po ashtu ka thënë se të dyja shtetet janë në të njëjtën faqe sa i përket shumicës së problemeve me të cilat po përballet bota.
Në anën tjetër, Daçiqi është shprehur i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit ekonomik Serbi-SHBA.