Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar 500 mijë euro për rinovimin e shkollës fillore ‘Zenel Hajdini’ në Drenas.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka thënë se përmes këtij investimi, nxënësit kosovarë mund të mësojnë në një mjedis të sigurt dhe të rehatshëm, shkruan lajmi.net.
”Kënaqësi të mbështes të rinjve kosovarë dhe edukimin e tyre në hapjen e shkollës fillore të sapo rinovuar Zenel Hajdini në Drenas. Falë një donacioni prej 500 mijë dollarësh nga Komanda Evropiane e ShBA-së studentët kosovarë do të mund të studiojnë në një mjedis të sigurt dhe të rehatshëm’’, ka shkruar ambasadori në platformën ”X”.
Pleased to support Kosovan youth and their education at the opening of the newly renovated Zenel Hajdini Primary School in Drenas. Thanks to a $500,000 @US_EUCOM donation, Kosovan students will be able to study in a safe, comfortable environment. pic.twitter.com/JujEYxxQfH
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 17, 2023