ShBA-ja dhe Britania e Madhe u pajtuan që Irani nuk guxon kurrë të zhvillojë ose sigurojë një armë bërthamore.
Kështu u tha në njoftimin për media pas takimit të Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi me ministrin e jashtëm britanik, David Lammy, në Uashington.
“Ata diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit dhe u pajtuan që Irani nuk guxon kurrë të zhvillojë apo sigurojë një armë bërthamore”, tha zëdhënësja e DASh-it, Tammy Bruce.
Ndër të tjera, dyshja folën edhe për çështje tjera me interes të përbashkët, përfshirë edhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.
Rubio dhe Lammy u tha se biseduan edhe për samitin e ardhshëm të NATO-s dhe rikonfirmouan rëndësinë e shtimit të shpenzimeve në mbrojtje për të siguruar paqen dhe stabilitetin.