Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    SHBA dhe BE arrijnë marrëveshje për tarifat doganore

    28/07/2025 08:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, njoftuan pas një takimi njëorësh në Turnberry të Skocisë, se kishin arritur një marrëveshje tregtare, sipas së cilës tarifa doganore amerikane për prodhimet e importuara nga BE-ja do të jetë 15% . Delegacionet e BE-së dhe SHBA-së duartrokitën ndërsa Trump dhe von der Leyen shtrënguan duart dy herë.

    “Arritëm një marrëveshje që është e mirë për të gjithë”, tha Trump. “Kjo është ndoshta marrëveshja më e madhe e bërë ndonjëherë në çfarëdolloj forme.”  Von der Leyen u shpreh se “marrëveshja është e mirë” dhe do të sigurojë “stabilitet” në të dyja anët e Atlantikut. Sipas saj “15 përqind nuk janë pak, por kjo ishte më e mira që mund të arrinim,” pranoi von der Leyen. Detajet do të sqarohen “javët e ardhshme”.

    Kancelari gjerman Friedrich Merz e përshëndeti arritjen e marrëveshjes për tarifat, ndërsa Shoqata gjermane e Tregtisë së Jashtme e quajti atë një “kompromis të dhimbshëm”.

    Taksë doganore e sheshtë

    “Ne ramë dakord që për makinat dhe gjithçka tjetër do të ketë një taksë doganore të sheshtë prej 15 përqind”, tha Trump. Sipas tij BE-ja u zotua në marrëveshje edhe për investime shtesë në SHBA në vlerë prej 600 miliardë dollarësh (510 miliardë euro) dhe për të blerë nga SHBA-ja energji në vlerë prej 750 miliardë dollarësh.

    “Ne do ta zëvendësojmë gazin dhe naftën ruse duke blerë sasi të mëdha gazi natyror të lëngshëm, naftë dhe material për centralet bërthamore nga SHBA-ja”, u tha von der Leyen gazetarëve. Me këto blerje BE-ja do të diversifikojë gjatë tre viteve të ardhshme burimet e furnizimit dhe do të kontribuojë për sigurinë energjetike në Evropë.

    Doganë zero për disa produkte

    Sipas von der Leyen BE dhe SHBA ranë dakord edhe për përjashtimin nga tarifat doganore “të një numri prodhimesh strategjike”, siç janë ato për aviacionin. Përjashtimi reciprok nga tarifat vlen edhe për disa kimikate, pajisje pvr gjysmëpërçues, disa prodhime bujqësore dhe lëndë të para të rëndësishme. Von der Leyen tha se shpreson që do të arrihet një marrëveshje e mëtejshme me zero përqind, sidomos për alkoolin. Kjo do të “sqarohet” ditët në vijim.

    Tarifat për çelikun ende të paqarta

    BE-ja u angazhua për të arritur një kompromis për eksportin e çelikut, që do të lejonte një kuotë të caktuar eksportesh pa taksa drejt SHBA-së. Presidenti i SHBA-së Trump duket se e përjashtoi këtë mundësi, duke thënë se sa u përket tarifave për çelikun “ato do të mbeten si janë”. Megjithatë von der Leyen nguli këmbë që pritet që “tarifat për çelikun të ulen dhe që për eksportin e tij të vendoset një kuotë”. Para se të hyjë në fuqi marrëveshja duhet të miratohet nga 27 vendet anëtare të BE-së. Javët e fundit SHBA-të kanë arritur marrëveshje doganore me Japoninë, Filipinet, Indonezinë, Britaninë e Madhe dhe Vietnamin.

    Artikuj të ngjashëm

    Albulena Haxhiu i del në mbrojtje Fitore Pacollit: Ajo nuk është thjesht një politikane, është një grua që lufton çdo ditë me ndershmëri

    Hasani: Kushtetuesja e ka obligim ta thotë se gjendja jo kushtetuese në seancë filloi kur Dehari e ndërroi rendin e ditës

    Djali i Jakup Krasniqit: Memli Krasniqi ka sjellë frymë të re dhe energji të reja në parti

    Të Fundit

    Albulena Haxhiu i del në mbrojtje Fitore Pacollit: Ajo nuk është thjesht një politikane, është një grua që lufton çdo ditë me ndershmëri

    Hasani: Kushtetuesja e ka obligim ta thotë se gjendja jo kushtetuese në seancë filloi kur Dehari e ndërroi rendin e ditës

    Djali i Jakup Krasniqit: Memli Krasniqi ka sjellë frymë të re dhe energji të reja në parti

    Zbulohet shkaktari i përmbytjes së trenit në Gjermani

    Veton Elshani apel qytetarëve që e vizitojnë Liqenin e Ujmanit: Keni kujdes, mos u hidhni nga Ura

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.