Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    SHBA, Britania dhe Japonia bënë thirrje për shpërbërjen e UNMIK-ut në Kosovë, këto shtete dolën kundër

    30/10/2024 23:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Japonia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kanë bërë thirrje për shpërbërjen e UNMIK-ut në Kosovë.  

    Kina, Rusia, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u shprehën menjëherë kundër. Përfaqësuesi diplomatik i SHBA-së theksoi se duhet pranuar që misioni i UNMIK-ut e ka përmbushur mandatin e tij shumë kohë më parë. Ai tha se zhvillimi pozitiv i muajve të fundit tregon se është koha që OKB-ja të shqyrtojë një rol të përshtatshëm në Kosovë.

    Koordinatori politik i misionit britanik në OKB, theksoi se Britania e Madhe e mbështet plotësisht Rezolutën 1244, por theksoi se është koha që të rishikohet mandati i misionit të UNMIK-ut. Ai theksoi se Kosova dhe institucionet e saj kanë treguar pjekuri në periudhën e kaluar dhe se situata në terren nuk mund të krahasohet me atë të vitit 1999, prandaj është e nevojshme të rishikohet mandati i UNMIK-ut dhe të përshtatet puna e tij e ardhshme me situatën.

    Zëvendësambasadorja e Francës në OKB tha se “presim që në takimin e ardhshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit të diskutohet konkretisht për statutin e mundshëm”. Ajo theksoi se Beogradi dhe Prishtina duhet të shmangin çdo përshkallëzim të situatës në periudhën e ardhshme për të mos ndërprerë trendin pozitiv dhe se prioritet është “zbatimi i Bashkësisë së Komunave Serbe dhe kthimi i serbëve në institucione”. /A2

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.