Dhjetë persona u vranë dhe 30 u plagosën pasi një automjet u përplas me një turmë në New Orleans.
Gjithçka ndodhi në rrugën Bourbon rreth orës 3:15 të mëngjesit me orën lokale. Rruga Bourbon ndodhet në lagjen franceze të New Orleans. Mbrëmë, mijëra njerëz morën pjesë në festimet e Vitit të Ri përgjatë asaj rruge, raporton CNN.
Policia ende nuk ka specifikuar numrin e saktë të viktimave, si dhe shkallën e plagëve, por deri më tani raportohet për të paktën 10 të vdekur.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, ndërsa rruga aktualisht është e mbyllur.
Per NOPD: At least one fatality and multiple casualties after driver plowed into a group of people on Bourbon Street. More in minutes on @WGNOtv pic.twitter.com/wGO25QhSij
— LBJ📺📻 (@lbjnola) January 1, 2025
Policia deri më tani nuk ka bërë të ditur asgjë për motivin e këtij akti dhe as nëse mund të jetë terrorizëm.
CBS News raporton, duke cituar deklaratat e dëshmitarëve, se ishte një kamion, jo një makinë, dhe se shoferi e futi automjetin me shpejtësi të madhe në turmën në rrugën Bourbon, pastaj doli dhe filloi të qëllonte. Policia iu përgjigj zjarrit.
“Gjithçka që pashë ishte një kamion që u përplas me të gjithë në anën e majtë të trotuarit Bourbon” ,tha Kevin Garcia, 22, duke folur për CNN menjëherë pas incidentit.
Një tjetër dëshmitar, 22-vjeçari Whit Davis nga Shreveport, Luiziana, tha për CNN se incidenti ndodhi ndërsa ai po dilte nga një klub nate në Bourbon Street.