sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Shaqiri është krenar që do ta udhëheqë Zvicrën në ndeshjen e madhe ndaj Spanjës

    01/07/2021 20:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në mungesë të Granit Xhakës, Xherdan Shaqiri do ta udhëheqë përfaqësuesen e Zvicrës në rolin e kapitenit, në ndeshjen e madhe ndaj Spanjës.

    Zvicra e Spanja takohen të premten nga ora 18:00 në St. Petersburg të Rusisë. Është kjo ndeshja e parë çerekfinale e “Euro 2020”.

    Shaqiri është prej lojtarëve kryesorë të Zvicrës dhe ndihet krenar që do të jetë kapiten. Por ai ka pranuar se nuk do të ndryshojë asgjë në përgatitje të ndeshjes.

    Xhaka që luajti ndeshje të madhe ndaj Francës në një të tetën e finales mungon për shkak të kartonëve. Kështu që pritjet prej Shaqirit janë shumë të mëdha.

    Ndaj Francës, Shaqiri ishte më i qetë, pasi vendosi ndeshjen e fundit në grup, përmes së cilës helvetikët kaluan në fazën nokaut.

    “Do të përgatitem si për çdo ndeshje tjetër. Asnjëherë nuk ndryshoj rutinën, edhe nëse e mbaj shiritin e kapitenit. Jam shumë krenar ta udhëheq ekipin në ndeshje kaq të rëndësishme. Dua të shfaq aftësitë e mia në fushë dhe ta ndihmoj ekipin”, ka thënë Shaqiri të enjten për sajtin zyrtar të UEFA-s.

    Ai ka paralajmëruar lojë sulmuese ndaj Spanjës.

    “Ne kemi treguar se nuk qëndrojmë vetëm në mbrojtje. Si dëshmuam kundër Francës, mund të shënojmë më shumë se një gol. Duam të shfaqim stilin tonë të futbollit 100 për qind. Nëse mund të bëjmë këtë, atëherë çdo gjë është e mundur”, ka theksuar Shaqiri.

    Ylli kosovar vlerëson se ka ndihmuar ekipin në aspektin defansiv në ndeshjen ndaj Francës. Me Francën, Zvicra fitoi me penallti. Kampionia e botës, Franca, ishte vlerësuar favorite për “Euro 2020”, ndërsa është eliminuar tashmë.

    Shaqiri ka vlerësuar se është paraqitur mirë ndaj Francës.

    “Në fund të fundit ne kemi fituar ndaj Francës. Ishte ndeshje e vështirë. Për mua nuk ishte lehtë, ndonëse kisha disa gjëra të mira. Kam ndihmuar shumë në aspektin defansiv dhe kjo ishte e rëndësishme për ekipin. Do të mundohem të jap çdo gjë për ekipin në ndeshjen ndaj Spanjës. Por nuk do të thotë se kam ndeshje të keqe nëse nuk shënoj apo nuk jap asistim”, vlerëson lojtari i Liverpoolit.

    Zvicra për herë të parë ka arritur në çerekfinale të Evropianit. Në Botëror për herë të fundit në këtë fazë kishte arritur në vitin 1954.

    Shaqiri është pyetur nëse ndihet me përgjegjësi më të madhe në mungesë të Xhakës.

    “Unë vetëm mundohem të jem vetja. Do të mundohem ta ndihmoj ekipin me paraqitje të mirë. Ne jemi të fokusuar, e dimë çka duhet të bëjmë. Do të mundohemi të japim çdo gjë dhe vërtetë po shikojmë para për këtë”, ka thënë Shaqiri.

    Sipas tij, ditët e fundit ishin emocionale për Zvicrën. Ka theksuar se fitorja ndaj Francës ishte historike.

    “Ne ishim vërtetë të lumtur për atë, por tani kemi një ndeshje tjetër të vështirë. Duhet të shkojmë përtej limiteve edhe njëherë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Nesër seanca e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

    Olluri: Kurti ia rriti pagën vetit, por dikur thoshte se kjo është hajni

    Luizi sjell trendin e ri të flokëve, ish-banori i BBA lyen flokët e gjelbërta

    Të Fundit

    Nesër seanca e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

    Olluri: Kurti ia rriti pagën vetit, por dikur thoshte se kjo është hajni

    Luizi sjell trendin e ri të flokëve, ish-banori i BBA lyen flokët e gjelbërta

    Haradinaj takohet me senatorin Rounds: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah Amerikës

    Stresi i nervozuar: S’dua të merrem me askënd

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.