Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shala për shkarkimin nga RTK-ja: Hakmarrje ndaj meje, Ahmetxhekaj e Boletini do të japin llogari në gjykatë

    27/01/2023 21:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Tre zyrtarët e lartë të RTK-së, Mentor Shala, Mustafë Mustafa dhe Erzen Këpuska janë larguar nga puna.

    Gjatë ditës është raportuar se bëhet fjalë për nënshkrim të një kontratë retroaktive, përmes së cilës, Mustafë Mustafa do të përfitonte pagë më lartë.

    Megjithatë, këto pretendime i mohoi njëri prej të apostrofuarve, Mentor Shala, i cili për Nacionalen ka thënë se për ta vërtetuar kush ka falsifikuar, do ta vërtetojë policia, që është duke e hetuar rastin.

    Tutje, ai shtoi se për dallim prej palës tjetër, nuk flet dhe pret verdiktin ligjor.

    “Se kush ka falsifikuar sigurisht do të vërtetohet nga policia e cila po e heton rastin. Unë nuk kam dëshirë të flasë, për dallim prej palës tjetër, derisa hetuesia e kryen punën e saj”, tha fillimisht Shala.

    Veç kësaj, ai pohoi se kjo masë është marrë nga Shkumbin Ahmetgjekaj, Drejtori Gjeneral i Radio Televizionit të Kosovës, është e paligjshme sepse ata e kanë kryer masën e suspendimit.

    “Sa i përket masës që e ka ndërmarrë Shkumbini është e paligjshme, sepse ne e kemi kryer masën e suspendimin, pra sot pas gjashtë muajve. Cila është arsyeja pra e shkëputjes së kontratës?”, vazhdoi ai.

    Në fund fare, Shala hodhi akuza ndaj Ahmetgjekajt e Besnik Boletinit, duke thënë se kjo është hakmarrje ndaj tij, të cilën si të tillë e vlerëson vepër penale.

    “Këtë sigurisht që kanë me na kallxu në gjykatë Shkumbini e Besnik Boletini. Shkurt e shqip është hakmarrje ndaj meje. E hakmarrja është vepër penale mes tjerash”, përfundoi ai.

    Kujtojmë se Shkumbin Ahmetxhekaj u zgjodh në krye të RTK-së, tash e shtatë muaj më parë. Ahmetxhekaj do ta ushtrojë mandatin për tre vite, teksa fitoi në garën e brendshme me 8 vota për, 1 abstenim dhe pa asnjë kundër.

    Artikuj të ngjashëm

    Sindikata e RTK-së i del në mbrojtje Blerim Haxhiajt pas kritikave që pati për intervistën me Kurtin

    “Gati çdo ditë m’ka ra me kalu ka lokali i Naserit”, ish-drejtori i RTK-së ka disa fjalë për personin që u vra mbrëmë

    RTK-ja detyrohet nga Gjykata ta kthejë në punë Rid Berishën dhe ta kompensojë me 28 mijë euro

    Të Fundit

    Festa e tifozëve të PSG-së përfundon me tragjedi, dy të vdekur dhe 559 të arrestuar pas festimeve në Francë

    Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë

    Kurti: Kinemaja “Lumbardhi”, monument i trashëgimisë kulturore dhe frymëzim për gjenaratat e ardhshme

    SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore 

    24 dështime për konstituimin e Kuvendit, Tahiri sugjeron opozitën t’i ndërmarrë këto tri veprime

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.