Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shala: Kosova që tri vjet pa rezerva shtetërore – njëherë u blenë e nuk erdhën kurrë

    16/05/2025 21:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore.

    Shala thotë se edhe pse është ndarë buxhet në secilin vit për rezerva shtetërore, ato nuk janë siguruar – edhe pse një gjë e tillë është obligim ligjor e shtetëror.

    “Qeveria, kur e ka miratuar buxhetin për vitin 2022, 2023, 2024 dhe të 2025, është lavdëruar që e ka trefishuar atë. Po ju them me përgjegjësi të plotë që as këtë vit, e as në tri vitet mbrapa, shteti që e ka obligim me i siguru rezervat shtetërore nuk e ka bërë atë – së paku në mënyrë transparente, qysh e thotë ligji. I ka shpall, i ka anuluar; një e ka shpall dhe i ka dalë skandal, për shkak se malli gjysma ka ardhë, gjysma tjetër jo. Është lëndë në hetuesi dhe që prej atëherë nuk kemi asnjë informatë se çfarë ka ndodhur me atë lëndë. Depot janë të thata sepse nuk kanë blerë asgjë – as në 2023, as 2024, as tash. Viti i tretë është me zero rezerva. Rezervat shtetërore janë obligim ligjor dhe për to është aprovuar buxheti në Kuvend,” – ka thënë deputeti Shala.

    Sigurimi i rezervave shtetërore, që prej fillimit të kësaj qeverie, sipas deputetit Shala, është përcjellë me skandale të shumta dhe me lëndë në gjykata – epilogu i të cilave nuk dihet as sot, pas tri vjetëve.

    “Një gjë dihet – se malli është blerë e nuk ka ardhur kurrë. Një gjë tjetër po ashtu dihet – se gruri i blerë atëherë është, sikur rasti sot me energjinë, me çmim shumëfish më të lartë sesa çmimi në bursa. Një pjesë e mallit është kontraktuar në Poloni dhe nuk ka ardhur kurrë – as vaji, as sheqeri e as shumëçka tjetër. Shteti ndërhyri njëherë, por ende s’ka epilog, derisa të njëjtit njerëz sot menaxhojnë edhe me rezervat, edhe me ministritë, edhe me gjithçka tjetër,” – ka shtuar Shala.

    Deri më tani nuk ka asnjë raport për gjendjen e stoqeve për rezerva shtetërore, derisa arsyetimi i qeverisë se këto janë “sekret shtetëror”, sipas Shalës, nuk vlen – sepse sekret është vetëm vendndodhja e tyre.

    Artikuj të ngjashëm

    PDK thërret konferencë për nesër, nuk tregon arsyen

    Musliu-Shoshi e bindur: PDK nuk ndërron qëndrim

    Hoxha për Kurtin: Njeriu i cili jeton vetëm për dhe me drama do analizë e diagnozë të vërtetë

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.