Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shala: Kosova nuk diti ta shfrytëzoj sulmin terrorist mbi policinë e Kosovës

    26/10/2023 08:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, pritjet ishin që BE-ja të heq masat ndaj Kosovës dhe të sanksionojë Serbinë, por as pas një muaji nga ky sulm, masat ndaj Kosovës nuk u hoqën.

    Deputeti i LVV-së, Agon Batusha, thotë se kjo çështje mund të shtrohet nesër në Bruksel, në takimet e kryeministri Kurti me liderët evropianë.

    “Si përfaqësues të Republikës dhe institucioneve të shtetit vazhdojmë të kërkojmë në mënyrë të argumentuar që masat ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe sanksionet ndaj Serbisë të vendosen. Nëse nuk merren masa konkrete ndaj shtetit agresor dhe destabilizues, pra Serbisë, edhe vet dialogu e humb kuptimin sepse nuk sigurohet barazia, mbi të gjitha vetë vlerat dhe parimet e BE-së vihen në pikëpyetje nga vetë përfaqësuesit e BE-së”, tha Batusha.

    Deputeti i partisë më të madhe opozitare, PDK-së, Ferat Shala thotë se aktualisht Kosova nuk është në pozitë që ta kushtëzoj dialogun.

    ”Dami është jashtëzakonisht i madh më shumë se 300 milionë euro janë të bllokuara si rezultat i këtyre masave, ndërkohë që Sulmin në Banjskë qeveria do të mund ta shfrytëzonte shumë më mirë por që e keqpërdori për marketing të brendshëm dhe në ketë rast dialogu nuk mund të shfrytëzohet por duhet të argumentohet me veprime strategjike, dokumente të shkruara gjithnjë konfrom kushtetutës”, deklaroi Shala.

    Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Gurakuç Kuçi, vlerëson se qeveria e Kosovës nuk e ka shfrytëzuar si duhet situatën e krijuar pas sulmit në veri, që Kosovës ti hiqen masat e BE-së .

    “Masat e BE-së, do të largohen në bazë të avancimit të dialogut me Serbinë së fundmi kemi pasë një kërkesë për asociacionin, pra këto masa do të vazhdojnë edhe për një kohë deri në avancim të dialogut apo zbatim të marrëveshjeve ndërsa sulmin në Banjskë qeveria nuk diti ta materializoj dhe nuk diti që ta shfrytëzoj”, tha Kuçi.

    Emisari evropian për dialogun Miroslav Lajçak e tha qartë në vizitën e fundit në Kosovë bashkë me diplomatët e tjerë, se sulmi në veri nuk mund të ndryshojë rrjedhën e dialogut./Rtv21

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.