LajmeZgjedhjet 2025
Shala i LDK-së fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e partisë në Suharekë: Të mobilizohemi për të mirën e qytetarëve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Ardian Shala ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në takimin mobilizues të partisë në Suharekë, shkruan GazetaDemos.
Në takimin e paralajmëruar do jetë i pranishëm edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Takimi do të mbahet më 18 shtator 2025, në Restaurant Lami-Shirokë, nga ora 18:00.
Postimi i plotë:
Ftesë
Të nderuar aktivistë dhe struktura të LDK-së dega Suharekë,
Ju ftojmë në takimin mobilizues që mbahet, më 18 shtator 2025, në Restaurant Lami-Shirokë, nga ora 18:00.
Në takim merr pjesë edhe kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku.
Le të mobilizohemi së bashku për të mirën e qytetarëve!