Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Shala: Demaçi s’ka pasur ambicie ta zhvendosë Rugovën, ka dashur ta vë në lëvizje

    26/07/2022 20:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Baca (Adem Demaçi) ka dashtë që Rugovën ta vë në lëvizje, nuk ka pasë ambicie që ta zhvendosë Rugovën e të shkojë në vendin e tij”, ka thënë ish i burgosuri politik, Behxhet Shala në emisionin Frontal të t7.

    Shala tha se raportet mes Rugovës e Demaçit asnjëherë nuk ka qenë të acaruara.

    “Kur ka shku baca në vitin 1990, me Ibrahim Rugovën e Veton Surroin, janë takuar në sekretarin e Shtetit në Beograd, Baker. Baker ka thënë se të drejtat si shqiptarë dhe kosovë mund t’i kërkoni në kuadër të një autonomie brenda këtu. As Rugova as Surroi nuk e kanë çelë gojën, baca iu ka thënë ‘jo’, por as aty nuk i kanë acaru raportet”, ka thënë Shala.

    Ai ka folur edhe për kohën kur Demaçi ka qenë afër të bëhet president i Kosovës.

    “Ska qenë afër, ato janë përralla që ka qenë afër. Nuk ka pasur disponim as vendor as ndërkombëtar që baca Adem të bëhej president, madje edhe nëse baca Adem do të kishte fituar numër të votave, nuk do të bëhej president”, deklaroi Shala.

    Por befasi për Shalën ka qenë një veprim i Vetëvendosjes.

    “Për mu ka qenë  befasi që Vetëvendosja u dasht ta votojë bacën pa asnjë kusht, sepse edhe nëse do ta votonte bacën, nuk do të kalonte. Vetëvendosje ka mujt ta votojë bacën, por i ka qitë do kushte, ka qenë kërkesë që duhet të largohet Thaçi, sepse Thaçin e kanë marrë si person kryesor për disa procese për të cilat kanë mendu që janë negative”, është shprehur ai. 

    Artikuj të ngjashëm

    Mbesa e Presidentit Ibrahim Rugova shkëlqen në mbrëmjen e maturës

    Në 1997, Rugova në Konferencë tregonte sesi familja e Hashim Thaçit nga Buroja po maltretohej nga policia serbe

    Spekulimet për bindjen fetare të Rugovës, Buxhovi: Feja e tij ishte shqiptaria

    Të Fundit

    Kjo është dhurata që Shyhrete Behluli i bëri Engjëllushes për kanagjegj

    Koci: Po flas me të gjithë akterët politik privatisht, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare

    Zemra që rreh për popullin, emocionet e rralla të një polici kosovar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.