LajmeZgjedhjet 2025

Shala bashkë me Abdixhikun vizitojnë Samadrexhën, prezantojnë vizionin për Suharekën dhe diskutuan për sfidat e përditshme

Kandidati për kryetar të Suharekës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ardian Shala ka njoftuar për takimin e tij me banorët e Samadrexhës, ku prezent ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan GazetaDemos.

Ai shtoi se gjatë kësaj vizite u diskutua për sfidat e përditshme dhe u prezantua vizioni për Suharekën.

“Biseduam për sfidat e përditshme dhe u prezantuam vizionin tonë për Suharekën, të ndërtuar mbi parimet e drejtësisë, zhvillimit dhe përkrahjes për të rinjtë, bujqit dhe familjet tona”, shkruan Shala.

“Programi ynë Arsim- Shërbime- Ekonomi, është hartuar nga profesionistë dhe ka synim t’i kthejë komunës drejtimin që meriton.Kërkova mbështetjen e tyre për ekipin tonë, LDK-në dhe për vizionin tonë të përbashkët për një Suharekë më të drejtë dhe më të zhvilluar”, u shpreh ai.

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me kryetarin e LDK-së z. Lumir Abdixhiku, vizituam banorët e Samadrexhës, njerëz të ndershëm, punëtorë dhe mikëpritës.

Biseduam për sfidat e përditshme dhe u prezantuam vizionin tonë për Suharekën, të ndërtuar mbi parimet e drejtësisë, zhvillimit dhe përkrahjes për të rinjtë, bujqit dhe familjet tona. 

Programi ynë Arsim- Shërbime- Ekonomi, është hartuar nga profesionistë dhe ka synim t’i kthejë komunës drejtimin që meriton.

Kërkova mbështetjen e tyre për ekipin tonë, LDK-në dhe për vizionin tonë të përbashkët për një Suharekë më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Faleminderit Samadrexhës për pritjen e ngrohtë dhe fjalët e mira! 

#LDK

#SuharekaPërtej

#ArdianShala113

Back to top button