Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shahini: Të hyrat e Doganës s’janë rezultat i rritjes ekonomike, këta janë faktorët që ndikuan

    25/08/2023 10:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, i tha Ekonomia Online, se nuk mund të pohohet se shteti ka ndërhyrë në “fryrjen” e statistikave të të hyrave doganore, kjo pas publikimit të Lëvizjes Vetëvendosje të një grafikoni ku paraqitet rritje mbi 70 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.

    Partia në pushtet këtë rritje të të hyrave e ka paraqitur si sukses të qeverisjes së mirë, por sipas Shahinit në këtë rritje të të hyrave ka ndikuar një sërë faktorësh të tjerë, por kjo sipas tij, nuk është si rezultat i rritjes ekonomike. 

    Shahini tha se në rritjen e të hyrave kanë ndikuar rritja e aktiviteteve të konsumatorëve dhe bizneseve, rritja e çmimeve e inflacioni i lartë dhe rritja e konsumit.

    “Nuk mund të themi që Qeveria mund të ndërhyn në fryrjen e statistikave të importuara ose të eksportuara nga Dogana. Bilanci del që dogana ka mbledhur mbi 1 miliard euro ose mbi 74 milionë më shumë se në vitin e kaluar në periudhën e njëjtë, por si ka ardhur kjo, ne duhet të dimë se pari t’i falënderojmë konsumatorët dhe bizneset që kanë rritur aktivitetin e vetë”.

    “Së dyti është ajo që e ka goditur Kosovën dhe tregun e Kosovës, inflacioni, rritja e çmimeve por edhe rritja e konsumit. E katërta është që doganat shpesh e rritin faturat, nuk i pranojnë faturat e importeve dhe ato rriten artificialisht, në këto raste dëmtohen bizneset dhe kemi shumë ankesa nga to që ankohen në doganë dhe ato janë në proces gjyqësore”, tha ai për EO. 

    Sipas kryetarit të AKB-së kjo rritje nuk është si rezultat i rritjes ekonomike të vendit, sipas tij, nuk ka rritje në mënyrën sasiore të konsumit, por ka rritje të çmimeve.

    “Gjithsesi ky nuk është rezultat i rritjes ekonomike të Kosovës, është rezultat i inflacionit është rezultat i rritjes së çmimeve. Ne nuk kemi rritje në mënyrë sasiore të konsumit, por kemi rritje të çmimeve dhe kjo është e natyrshme në çdo vend dhe kjo neve nuk na jep indikacion të rritjes ekonomike”, tha ai.  

    Artikuj të ngjashëm

    Shahini: Nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit, mund të humbë rreth 1 miliardë euro

    Shahini: Mbi 300 milionë euro bizneset kosovare i investuan jashtë Kosovës – shumë prej tyre po ikin nga Kosova

    Shahini: Në zgjedhjet e ardhshme qytetarët duhet të votojnë për zgjidhjen më të mirë ekonomike, jo për lider

    Të Fundit

    E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq pas vetaksidentit në Treboviq të Pejës

    Dy të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Pejë, flasin nga QKUK-ja: Janë në gjendje të rëndë

    Spitale të mbingarkuara nga vala e të nxehtit në Itali

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Izraeli i kërkon Kinës të ndalë Iranin: Do të shembej nëse ndalon blerjen e naftës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.