Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shahini: Shqetësuese rënia e fuqisë blerëse e mungesa e punëtorëve

    19/03/2024 10:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, thotë se gjendja e bizneseve në Kosovë nuk është e mirë për shkak të krizave të shpeshta.

    Sipas tij, kosovarët janë bërë konsumatorë të produkteve të huaja për shkak të përqindjes së lartë të importeve. Ai thotë se këtë vit ka rënë edhe fuqia blerëse dhe se kjo po shihet si brengë për shtetin.

    “Bizneset e Kosovës janë në gjendje jo të mirë për shkak të krizave të njëpasnjëshme por edhe për shkak të rënies së fuqisë blerëse e cila ka rezultuar që këtë vit të kemi më pak konsumatorë dhe kjo është një breng për të gjithë qytetarët e vendit dhe vet shtetin e Kosovës duke u varfëruar çdo vit. Pothuajse në gjithë sektorët ka kërkesa të vazhdueshme për punëtoret por zakonisht bizneset kërkojnë punëtorë të lirë por nuk ka më punëtorë të mirë, ata janë punëtorë të cilët duhet të paguhen, aftësohen për tregun e punës dhe bashkërisht të kemi fuqi të punës më aktive e produktive duke i dhënë shtytje zhvillimit ekonomik të vendit”, thotë Shahini për EO.

    Shahini ka treguar edhe për ndikimin që kanë pasur luftërat nëpër botë në ekonominë vendëse.

    “Luftërat të cilat po ndodhin në Ukrainë-Rusi, Palestinë-Izrael janë vende që po ndikojnë në mënyrë indirekte në Kosovë, sidomos lufta në Ukrainë ka ndikuar në çrregullimin e tregjeve globale dhe ato kanë pësuar rritje të çmimeve rënieve të produktivitetit dhe sanksionet që janë marrë në vendet tjera kanë ndikuar që të kenë mungesë të produkteve dhe shtrenjtim të tyre”.

    I pyetur rreth qasjes institucionale drejtuar bizneseve në vend, Shahini deklaroi se po mungon një “hallkë lidhëse”, e cila, sipas tij, po tërheq probleme tjera.

    “Partneriteti mes sektorit privat dhe publik nuk është në nivelin e duhur, mungon një hallkë lidhëse mes sektorit privat dhe institucioneve qendrore, me qeverisje lokale kemi raporte mira e po ashtu edhe bizneset, por shumicën e rasteve dhe problemeve prodhohen nga qendra, nga institucionet qendrore dhe bizneset kanë probleme të njëpasnjëshme, me zvarritje të licencave, leje të punës, ndryshimet ekonomike ato fiskale, dhe këto probleme besoj se do të filloj të mendon për sektorin privat më mirë dhe të jetë nxitës i zhvillimit  ekonomik të prodhimit vendor e po ashtu edhe investimeve të huaja”.

    Shahini i ka quajtur qytetarët e Kosovës si konsumatorë të produkteve të huaja dhe shtoi se importet aktualisht janë 90 për qind.

    “Qeveria ka fuqi të nxit zhvillim në vend, nxit prodhimtari vendore, stimuloj këtë formë që të kem më pak importe. Aktualisht importet e Kosovës janë rreth 90 për qind e ky trend nuk po zbritet dhe neve na mbetet të jemi konsumatorë të produkteve të huaja. Kosova brenda vitit të kaluar ka importuar mbi 5.7 miliardë euro produkte të ndryshme dhe këto produkte janë në konsum të qytetarëve të vendit, mendoni sikur këto të ishin në qarkullim të brendshëm dhe sa do fuqizohej ekonomia e vendit prandaj strategjia e zhvillimit ekonomik për bizneset dhe ekonominë e brendshme mungon, ashtu sikur ligji për tregti të brendshme”, thotë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Shahini: Nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit, mund të humbë rreth 1 miliardë euro

    Shahini: Mbi 300 milionë euro bizneset kosovare i investuan jashtë Kosovës – shumë prej tyre po ikin nga Kosova

    Shahini: Në zgjedhjet e ardhshme qytetarët duhet të votojnë për zgjidhjen më të mirë ekonomike, jo për lider

    Të Fundit

    Digjen rreth 2 hektarë grur në fshatin Drenoc të Malishevës

    Rihapet rruga në pikën Kufitare Merdarë

    Vajza e Donald Trump rikthehet në jugun e Shqipërisë

    U fut në turmë dhe i bëri protestuesit të besojnë se është me ta, polici serb në Beograd luajti rolin për t’i futur në kurth

    Varri i Leze Qenës në gjendje të mjerueshme – pa emër dhe i lënë në harresë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.