Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shahini: Rritja e buxhetit për komunat, shkak se Qeveria është në fund të mandatit

    22/02/2024 09:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se rritja e buxhetit për komunat është bërë për shkak se Qeveria është në fund të mandatit të saj.

    Shahini përmend edhe rënien e investimeve kapitale në Kosovë, duke thënë se ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

    Ai tha se ndërprerja e investimeve kapitale i vendos operatorët në pozitë të vështirë e disa në prag të falimentimit.

    “Edhe po e shohim se është vit zgjedhor dhe Qeveria e vendit sikur po jep sinjale se këtë vit do të investojë më shumë dhe kjo është e mirë për vendin, por kanë shkuar tri vite pa investime të mëdha kapitale dhe asnjë projekt i madh kapital nuk ka filluar, përkundrazi janë ndal shumë projekte e ta marrim shembull projektin që 15 vjet kur ka filluar për Vushtrri ashtu për Podujevë, Gjilan, Pejë dhe shumë tjerë janë ndaluar e që këto i kanë vendosur bizneset, operatorët ekonomik në një pozitë të palakmueshme. Ka pas disa prej tyre që janë mbyllur për shkak se iu ka dal puna iu ka ndal tenderi ata kanë qenë të fokusuar kryesisht në infrastrukturë dhe kjo ka ndiku negativisht”, tha Shahini për EO.

    Deklarimet e Kurtit për rritje të buxhetit, Shahini i sheh të mirëseardhura, veçse është skeptik.

    “Me siguri që shifrat tregojnë një gjë të tillë se buxheti këtë vit është mbi 740 milionë euro për komuna prej tyre gjysma do të jetë grante nga Qeveria si institucion përgjegjës, por besoj se duhet të jenë të vërteta për arsye se kryeministri nuk mund të thotë diçka që nuk është e vërtetë. Këtë më së miri do e dëshmojnë komunat dhe kryetarët e komunave se a do të përfitojnë nga këto mjete dhe a do t’i shpenzojnë këto mjete. Dihet se investimet kapitale në Kosovë janë në nivelin më të ulët sidomos ato në nivel lokal, prandaj besoj që këto do të ndikojnë në rritjen e mirëqenies qytetare ekonomike e sociale nëpër komunat e Kosovës”, tha ai.

    Shahini ka folur edhe për favorizimin e komunave nga ekzekutivi. Ai tha se ato që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje po përfitojnë më shumë nga Qeveria.  

    “Statistikat tregojnë se ka pas favorizim janë nda buxhete shumë më të larta, këto janë edhe rregulla në bazë të proporcionit të qytetarëve të participimit të tatimeve në pronë dhe qytetarëve nëpër komuna dhe neve na del që vërtetë komunat ku qeverisë VV-ja ka pasur favorizime por edhe ato kanë qenë në Kosovë, por nuk duhet përjashtuar edhe komunat tjera të cilat vërtetë pothuajse asnjë komunë nuk e kemi të zhvilluar dhe kudo që të investon është mirë por kudo që të investon duhet të jetë në mënyrë proporcionale dhe pa hatër mbetje nga kryetarët dhe qytetarët e komunave tjera”, ka deklaruar Shahini.

    E tepricat buxhetore, Shahini i konsideron të dëmshme pasi vitin e kaluar ato ishin rreth 700 milionë euro. Tha se ato mjete është dashur të shpërndahen nëpër komuna.

    “Teprica që vazhdimisht Qeveria e vendit po e ka në fund të vitit që janë rreth 700 milionë kishe me qenë mirë tu shpërndahen komunave, kishte qenë mirë t’u jep punë komunave dhe duke i dhënë mjete komunave, komunat të hapin tenderë duke i marr këto tenderë bizneset vendore të rritet qarkullimi i parasë, rritja e zhvillimit ekonomik dhe në këtë moment ne që po flasim pretendojmë që në këtë vit të jetë më e lart se në vitin e kaluar të ketë punësim më të mirë, zhvillim më të mirë”, deklaroi Shahini.

    Artikuj të ngjashëm

    Shahini: Nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit, mund të humbë rreth 1 miliardë euro

    Shahini: Mbi 300 milionë euro bizneset kosovare i investuan jashtë Kosovës – shumë prej tyre po ikin nga Kosova

    Shahini: Në zgjedhjet e ardhshme qytetarët duhet të votojnë për zgjidhjen më të mirë ekonomike, jo për lider

    Të Fundit

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.