Kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini thotë se nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit, mund të humbë rreth 1 miliardë euro, shkruan GazetaDemos.
Ai shkruan se nëse kjo ndodhë, mund të humbet mundësia për të avancuar në procesin e integrimeve evropiane dhe për avancimin e raporteve sidomos me vendet e BE-së.
“Prijashimi i kosovës nga procesi i Berlinit mund të çonte në një rënie të dialogut me Serbinë dhe në pamundësinë për të zgjidhur çështjet e hapura mes dy vendeve,kjo do të forcon propaganden anti Kosovare qe do të kishin një ndikim të thellë në zhvillimin politik, ekonomik,social dhe integrues të Kosovës tha Agimi Shahini kryetar I AKB-ës”, thuhet në njoftim.
Shkrimi i plotë:
Nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit mund të humbë rreth 1 miliardë €.
Nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit mund të humbë rreth 1 miliardë € mbështetje financiare, e cila është thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe prosperues për vendin tonë,po ashtu mund të rrisë pasigurinë për investitorët e huaj dhe vendorë, duke ndikuar negativisht në lëvizje e lirë të mallrave dhe kapitalit në tregun e EU dhe në Ballkanin Perëndimor.
Sa I përket integrimeve do të humbë një mundësi të madhe për të avancuar në procesin e integrimeve evropian dhe për të përmirësuar dhe forcuar raporte ndërkombëtare si do mos me vendet e BE-së.
“Sa i përket integrimeve do të humbë një mundësi të madhe për të avancuar në procesin e integrimeve evropian dhe për të përmirësuar dhe forcuar raporte ndërkombëtare si do mos me vendet e BE-së. Përjashtimi i Kosovës nga procesi i Berlinit mund të çonte në një rënie të dialogut me Serbinë dhe në pamundësinë për të zgjidhur çështjet e hapura mes dy vendeve, kjo do të forcon propagandën anti Kosovare qe do të kishin një ndikim të thellë në zhvillimin politik, ekonomik, social dhe integrues të Kosovës”, ka thënë Agimi Shahini kryetar I AKB-ës.