Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shahe Loshit i duhet ndihma e secilit për ta mundur “Sëmundjen e Shekullit”

    11/07/2024 13:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shahe Loshi tash e sa kohë po lufton me të gjitha forcat ndaj sëmundjes së kancerit, por ajo tash ndodhet në mes të rrugës dhe për të vazhduar luftën me sëmundjen e shekullit asaj i duhet ndihma e secilit, shkruan GazetaDemos.

    Shahës i duhet ti sigurojë mjetet financiare në shumë prej 39.000 euro, gjë që është e pamundur për Shahe Loshin andaj i nevojitet ndihma e secili.

    Ajo deri më tash me sukses ka arritur të triumfoi mbi sëmundjen e kancerit edhe përkundër faktit se sëmundja ka metastazuar. Rezultatet e PET skanerit kanë treguar se terapia deri më tani ka dhënë rezultate.

    Mirëpo mjekët nga Turqia i kanë rekomanduar asaj që të vazhdojë edhe me 6 seanca të kemoterapisë në mënyrë që medikamenti “Trodelvy” të jap rezultate të plota.

    Shahës i duhet ti sigurojë mjetët financiare në shumë prej 39.000 euro, gjë që është e pamundur për Shahe Loshin andaj i nevojitet ndihma e secili.

    PAK PËR TY, PËR SHAHËN DO TË THOTË SHUMË, KONTRIBUO NË SHPËTIMIN E JETËS SË SAJ!

    Statusi  plotë:

    Përshëndetje

    Së pari ju kërkoj falje që po ju shqetësoj për herë të dytë, por shëndeti dhe deshira për të jetuar qenka më e fuqishme se krenaria personale. Para më shumë se dy muajve pata apeluar për ndihmë sepse kanceri kishte përparuar shumë. Falë zotit dhe falë juve , pas marrjes së 6 seancave të kimioterapisë, unë ndjehëm pjesërisht më mirë (siq mund të vërehet në foto).

    Pasi që rezultati i PET skanimit ka dalë pjesërisht më mirë, dhe pasi që kjo terapi, deri më tani, i është përgjigjur metastazave të mia të shumta, mjeket në Turqi (Onkologet) më kanë rekomanduar që unë të vazhdoj edhe me 6 seanca tjera të kimioterapisë, pasi që ilaçi “Trodelvy” për të arritur efektin e tij të plotë të shërimit ka nevojë për protokol komplet (pra 12 seanca, apo 6 cikle).

    Mjekët më kanë thënë, që nëse nuk vazhdoj me terapi, atëherë gjendja ime shëndetësore mund të kthehet në pikën 0, pra aty ku unë isha para dy muajve, apo të përkeqësohet edhe më shumë.

    Unë për fat të keq tani gjindem prap në udhëkryq, sepse përkundër ndihmës nga spitali (i cili ma uli çmimin nga 7200 Euro në 6500 Euro – për seancë), unë tani po përballëm prap me probleme financiare (sepse edhe kjo shumë është tepër e madhe për mua).

    Prandaj, me shpresë që do e mposhti këtë sëmundje agresive dhe tinzare, mua më duhët prap të APELOJ në rrjete sociale përkundër turpit që po e ndjej.

    Ashtu si më parë, edhe tani, i gjithë dokumentacioni është transparent dhe publik. Dua ta ceki që as kësaj rradhe nuk kam asnjë ndihmë nga institucionet shtetërore.

    Ju falënderoj pa masë për ndihmë dhe përkrahje.

    Zoti ju bekoftë.

    Me nderime, e juaja

    Shahe Loshi

    048 28 56 56

    Artikuj të ngjashëm

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.