Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Shtimes, Kastriot Shabani së bashku me vëllaun e dëshmorit Ibrahim Shabani, Arsimin dhe djemtë e dëshmorit, Fisnikun dhe Beratin përkujtuan rolin që pati lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shabani teksa foli për kontributin e jashtëzakonshëm të dëshmorit Ibrahim, tha se shembulli i tij është frymëzim i cili duhet të huazohet sot për të mirën e vendit.
“Ibrahimi tregoi gatishmërinë e tij për vendin, në periudhën më të vështirë. Sot, gatishmëria jonë për vendin duhet të huazojë shumë nga personaliteti i Ibrahimit dhe shokëve të tij. I kujtojmë, jo me pikëllim, por me krenari të madhe”, ka shkruar ai.