Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shahini: Në zgjedhjet e ardhshme qytetarët duhet të votojnë për zgjidhjen më të mirë ekonomike, jo për lider

    17/05/2024 20:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar për hulumtimin e Institut Ndërkombëtar Republikan i cili ka nxjerr të dhëna se brengat kryesore të kosovarëve janë ekonomia, papunësia, kosto e lartë e jetesës, çmimet e larta dhe korrupsioni.

    Sipas këtij hulumtimi për 29% e kosovarëve brengë kryesore është ekonomia dhe papunësia e lartë ndërsa për 28% problem kryesor mbetet kosto e jetesës dhe çmimet e larta.

    Po sipas këtij hulumtimi vetëm për 2% e kosovarëve brengë kryesore mbeten problemet politike.

    Kjo sipas Agim Shahinit, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve tregon për gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën gjendet qytetarët tanë dhe poashtu tregon se qeveria aktuale nuk është marr fare me problemet ekonomike të tyre.

    Shahini thotë se kur qeveria nuk bënë zgjidhje për problemet e qytetarëve atëherë ata kërkojnë zgjedhje dhe zgjedhja e qytetarëve duhet të jetë programi ekonomik e social i partive politike e jo programet me propagandë patriotike.

    “Derisa tash po flitet për zgjedhje të reja, qytetarët kur të shkojnë tek kutit e votimit duhet të japin votën për atë parti politike që bënë zgjidhjen më të mirë ekonomike. Secili qeveria në të kaluarën është mbajtur mend për diçka, qoftë për investime në infrastrukturë apo rritje të pagave, qeveria aktuale tërë energjinë e saj e ka koncentruar në dialog me Serbinë dhe i ka lënë anash investimet kapitale dhe çështjet ekonomike dhe me këtë ka rritur pakënaqësitë sociale, kjo pastaj ka rritur dëshirën e qytetarëve për të emigruar ku vetëm në katër vitet e fundit mbi 200 mijë kosovar e kanë lëshuar vendin”, ka thënë Shahini.

    Në anën tjetër profesoresha e Fakultetit Ekonomik, Sevdie Alshiqi Bekteshi ka thënë se qytetarët duhet të bëjnë zgjedhje ekonomike sepse qytetarët janë varfëruar tashmë dhe dëmi është bërë.

    “Me një zgjedhje të mirë politike ku sigurohet një stabilitet politik mund të garantohet zhvillim i qëndrueshëm ekonomik. Qytetarët me patjetër duhet të shohin programet ekonomike të partive dhe t’i vlerësojnë ato se a mund të realizohen, ngase tashmë varfëria ka prekur shumë njerëz në vendin tonë. Edhe në të kaluarën ka pasur programe të shkruara mirë por që realizimi i tyre nuk ka ndodhur, kështu që qytetarët duhet të vlerësojnë para se të votojnë se cili program është realist i cili do të rrit mirëqenien e tyre”, ka shtuar profesoresha Alshiqi.

    Sipas tyre qytetarët nuk duhet të votojnë për liderin por për programin ekonomik sepse shumë herë duke votuar liderin e injoruar e jo programin ekonomik qytetarët vetëm se janë varfëruar./T7

    Artikuj të ngjashëm

    Shahini: Nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit, mund të humbë rreth 1 miliardë euro

    Shahini: Mbi 300 milionë euro bizneset kosovare i investuan jashtë Kosovës – shumë prej tyre po ikin nga Kosova

    Shahini: Shqetësuese rënia e fuqisë blerëse e mungesa e punëtorëve

    Të Fundit

    Varri i Leze Qenës në gjendje të mjerueshme – pa emër dhe i lënë në harresë

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.