Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sfidat e NATO-s, kreu i operacioneve speciale: Të pakrahasueshme për Aleancën

    04/07/2025 18:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kërcënimet me të cilat përballet NATO po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhura, por ato mbeten “të pakrahasueshme” për Aleancën.

    Kështu ka deklaruar gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, i cili mori të premten detyrën e kreut të operacioneve speciale të organizatës.

    “Janë kohë të vështira. Sfidat me të cilat përballemi ne dhe partnerët tanë po bëhen më komplekse dhe më të ndërlidhura, por ato nuk krahasohen me unitetin dhe synimin që ndajnë vendet e NATO-s”, ka thënë gjeneral Grynkewich gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës në Mons të Belgjikës.

    Grynkewich, që u caktua nga presidenti Donald Trump, u konfirmua nga Senati amerikan dhe u aprovua nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, ka theksuar se do të vazhdojë të mbajë ritmin e paraardhësit të tij, gjeneralit Christopher Cavoli, në transformimin e operacioneve të komandës së NATO-s.

    “Aleatët janë gati të mbrojnë kombet tona dhe ne vetëm sa do të përmirësohemi”, ka thënë gjeneral Grynkewich.

    Komanda e operacioneve speciale, SACEUR, e drejtuar gjithmonë nga një gjeneral amerikan, është përgjegjëse për planifikimin dhe ekzekutimin e të gjitha operacioneve të NATO-s, përfshirë ato në rast se një vend anëtar sulmohet.

    Alexus Grynkewich është me prejardhje bjelloruse. Paraardhësit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara në vitin 1899, për t’i shpëtuar pushtimit të atëhershëm rus.

    Artikuj të ngjashëm

    Sibel Halimi: Mbrëmë, këngët e Armend Rexhepagiqit bashkuan kujtime e shpresa të gjeneratave të ndryshme

    Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, rrokulliset një veturë

    Emocionuese: Momenti kur gjyshi me lot në sy pret mbesën në aeroport

    Të Fundit

    Sibel Halimi: Mbrëmë, këngët e Armend Rexhepagiqit bashkuan kujtime e shpresa të gjeneratave të ndryshme

    Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, rrokulliset një veturë

    Emocionuese: Momenti kur gjyshi me lot në sy pret mbesën në aeroport

    Nasim Haradinaj tregon se si e va’rrosi babain e tij Ismajl Haradinajn me këngën “Thërret Prizreni mori Shkodër”

    “Më thirrnin në telefon duke qarë, qaja edhe unë bashkë me ta”, Mehdi Berisha tregon historinë e këngës virale “Vaji i nanës”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.