Një sfidë e re e rrezikshme për fëmijët dhe të rritur është duke u përahur në rrjetin sociale TikTok. Ekspert i kibernetikës, Mentor Hoxhaj u ka bërë apel prindërve që t’i përcjellin fëmijet e tyre.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shpejguar se si realizohet kjo lojë, derisa ka treguar rreziqet më të cilat përballen fëmijët kur e luajnë.
Postimi i plotë i tij:
“Vëmendje Prindërve: Sfida e Rrezikshme “Superman Challenge” në TikTok
Të dashur prindër,
Një trend i ri në TikTok, i quajtur “Superman Challenge,” po përhapet me shpejtësi mes të rinjve. Ndërsa disa versione duken të padëmshme, të tjera po shkaktojnë dëmtime serioze që kërkojnë ndërhyrje mjekësore.