Lajme

Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

Sesioni i ri parlamentar ka nisur me tensione.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit që në çastet e para, shkruan A2.

Kur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka nisur fjalën e tij, deputetët e opozitës kanë vijuar me zhurmë.

Më herët, demokratët dhe socialistët nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Të majtët në Konferencën e Kryetarëve, nëpërmjet kreut të grupit Taulant Balla ia bënë të qartë opozitës që ligjet e integrimit dhe dy reformat, zgjedhorja dhe territorialja do të kalojnë me apo pa dakordësinë e opozitës.

Në fjalën e tij, ai ftoi PD që të ulet në tryezën e dialogut dhe të lërë revolucionet, që sipas tij nuk do të ndodhin.

Ndërsa nënkryetari i kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe deputetja Ina Zhupa akuzuan Kuvendin dhe PS që janë kthyer në noter të Edi Ramës, duke mos mbledhur Këshillin e Mandateve, duke mos lejuar interpelancat dhe duke i cënuar fjalën opozitës në Parlament.

Konferenca e Kryetarëve nuk e miratoi kalendarin e punimeve për shkak të dakordësisë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button