Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Serwer: Osmani ka të drejtë që kërkon sanksione, Lista Serbe duhet të shpërbëhet

    05/10/2023 15:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Agresioni i Serbisë në Kosovë i kryer më 24 shtator mbetet një nga top temat e sigurisë jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë.

    Një grup terrorist i armatosur kreu sulm mbi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

    Lidhur me këtë akt të kryer nga Serbia, mjaft kritik është shfaqur profesori i njohur i njohur amerikan, Daniel Serwer.

    Ai i jep të drejtë presidentes Vjosa Osmani, që kërkon vendosjen e saksioneve ndaj Serbisë.

    “Është koha për të vendosur sanksione serioze”, shkruan ai në blogun Peacefare.

    Serwer sugjeron edhe disa hapa që duhet të ndërmerren:

    1. Pezullimi i fluturimeve të Air Serbia në SHBA dhe BE;
    2. Ngrirja e projekteve të Bankës Botërore dhe BERZH në Serbi;
    3. Të pezullohen financimet zyrtare të BE-së dhe SHBA-së për projektet ekonomike (jo demokratike) në Serbi;
    4. Ngrirja e negociatave të pranimit të Serbisë në BE;
    5. Pezullimi i bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Ushtrisë Serbe dhe Gardës Kombëtare të Ohajos;
    6. Të vendosen sanksione udhëtimi dhe financiare për individët që urdhëronin dhe mbikëqyrnin stërvitjen e formacioneve paraushtarake.

    Profesor në shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit Johns Hopkins në Washington, Daniel Serwer, foli edhe rreth hapave se si duhet të veprojë edhe Serbia në raport me Kosovën.

    Serwer propozoi edhe shpërbërjen e Listës Serbe:

    1. Ndjesë zyrtare, publike e Presidentit të Serbisë Presidentit të Kosovës.
    2. Dorëzimi tek autoritetet e Kosovës për gjykim të të gjithë autorëve që fshihen në Serbi.
    3. Shpërbërja e partisë politike Lista Serbe.
    4. Përfundimi i dokumentuar i të gjithë armatimit dhe pajisjes së forcave rebele brenda Kosovës.
    5. Tërheqja e dokumentuar e të gjitha forcave sekrete të sigurisë serbe nga territori i Kosovës”.

    Artikuj të ngjashëm

    Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

    Serwer: Amerikanët dhe Evropianët nuk po ndihmojnë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare

    Serwer: Kosova me kërkesa të arsyeshme ndaj Serbisë

    Të Fundit

    Gjashtë të vdekur, aeroplani bie në Oqeanin Paqësor

    Aksident trafiku mes dy veturave në hyrje të qytetit të Skenderajt

    Debat i ashpër mes Latifit dhe Shtufit: Kujdes si me drejtohesh – djalosh, plakush

    Nexhmedin Spahiu e quan Osmanin qyqajkë– Pse flamuri i UÇK-së para atij të Presidencës?

    PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.