Analisti Daniel Serwer ka deklaruar se në planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk përmendet njohja e Kosovës, shkruan GazetaDemos.
Sipas tij, në këtë plan përfshihen detaje që do të ndihmonin në rregullimin e jetesës së komunitetet serb në Kosovvë, por që Serwer ka thënë se aty nuk përmenden as të drejtat e komunitetit shqiptar në Serbi.
Sipas Serwer, mospërmendja e kushtetutës së Kosovës në atë plan, është mangësi, duke shtuar se nuk ka të cekur as reciprocitetin.
Ndërkaq, ai ka shtuar se në planin franko-gjerman, thuhet se të dyja palët janë të përkushtuara për arritjen e një marrëveshjeje.