Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

    23/11/2024 22:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në rajonin e Ballkanit mund të rikthehen idetë për ndarjen e territoreve, nëse Richard Grenell siguron një pozitë të lartë në administratën e re amerikane. Megjithatë, thekson se lufta në Ukrainë dhe Kina janë ndër prioritetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Të gjithë janë në pritje për të parë se çfarë qasje do të ketë në Ballkanin Perëndimor, administrata e re amerikane nën udhëheqjen e liderit republikan, Donald Trump.

    Mirëpo sipas ekspertëve ndërkombëtarë, rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk pritet të jetë në fokus të Uashingtonit.

    Profesori nga Johns Hopkins Univeristy, Daniel Serwer, thotë se lufta në Ukrainë dhe Kina do të jenë ndër prioritetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Në këtë pikë është e vështirë të parashikohet se çfarë qasje do ta ketë administrata e re amerikanë në Ballkanin Perëndimor. Mirëpo ajo çfarë mund të them është se momentalisht rajoni i Ballkanit nuk është top prioritet për Uashingtonin. Për SHBA-në prioritet është lufta në Ukrainë, Kina, tarifat si dhe çështje të tjera. Pra, në nivelet e larta në SHBA askush nuk po mendon për Ballkanin”, thotë ai.

    Megjithatë Serwer thotë se situata mund të ndryshojë nëse ish i dërguar special i Trumpit për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, siguron një pozitë të rëndësishme në administratën e re amerikane.

    Tutje ai shton se me kthimin eventual të Grenell mund të rikthehen edhe idetë për ndarjen e territoreve në Ballkan, e që sipas tij do të përbënin lajm të mirë për Vuçiqin dhe Dodikun.

    “Nëse Richard Grenell e zëvendëson Jamie O’Brien në postin e Ndihmës Sekretarit Shtetit, gjë që është e mundur, atëherë mund të rikthehen edhe idetë për ndarje të territoreve në Ballkan. Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik do të ishin të parët që do t’i mirëprisnin këto zhvillime. Shpresoj që në Kosovë askush nuk do t’i pranojë këto ide. Familja e Trump ka interesa ekonomike në Beograd përmes Jared Kushner, andaj nuk pres që ata të kenë marrëdhënie jomiqësore me Serbinë”, shprehet ai, për tëvë1.

    Serwer ka komentuar edhe marrëdhëniet e kryeministrit Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Albin Kurti është sjellë në atë mënyrë që mendon se duhet të sillet një kryeministër i një vendi sovran dhe kjo e dallon atë nga kryeministrat e mëparshëm. Të tjerët para tij kanë pranuar direktiva nga amerikanët edhe pse kanë qenë të dëmshme siç është rasti me krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Kurti akoma nuk ka rrëshqitur në atë kurth por ka rënë në kurthe të tjera duke e humbur pjesërisht mbështetjen e Uashingtonit dhe Brukselit. Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor”, pohon Serwer.

    Krejt në fund profesori amerikan shprehet kritik ndaj komuniteti ndërkombëtar për qasjen e butë dhe ledhatuese ndaj Serbisë.

    Ai shprehet i bindur se problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të zgjidhen me këtë qasje të bashkësisë ndërkombëtare.

    Artikuj të ngjashëm

    Serwer: Amerikanët dhe Evropianët nuk po ndihmojnë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare

    Serwer: Kosova me kërkesa të arsyeshme ndaj Serbisë

    Serwer: Çështja tashmë është se cila është më e rëndësishme për Kosovën – hapja e Urës së Ibrit apo marrëdhënia me aleatët

    Të Fundit

    Vrasja e shqiptares në Gjermani, arrestohet dhe paraburgoset një 34 vjeçar

    Shkon në 11 numri i të vdekurve nga sulmi në Graz

    Raportohet se është vrarë një 28 vjeçare shqiptare në Gjermani

    Flet babai i ish-policit që u arrestua në Serbi: Nusen e liruan, djalin jo

    Sorensen flet pas takimit Bislimi-Petkoviq, paralajmëron dialog të nivelit të lartë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.