Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Serwer “godet” Trumpin dhe Grenellin: Shkëmbimi i territoreve rrezik për Kosovën

    19/06/2025 20:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Profesori amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka kritikuar ashpër pretendimet e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, se kishte ndaluar shpërthimin e një lufte midis Kosovës dhe Serbisë.

    Në një shkrim të publikuar të dielën në platformën “Truth Social”, Trump pretendoi se kishte parandaluar një konflikt të armatosur mes dy vendeve gjatë mandatit të tij.

    Por, Serwer e cilëson këtë deklaratë si të pavërtetë dhe paralajmëron se përfshirja e Trump në çështjet e Ballkanit mund të sjellë pasoja edhe më të rënda.

    “Çdo përpjekje që ai bën tani mund të shkaktojë edhe më shumë dëme, për shkak të prirjes së tij për ndarjen e Kosovës”, shkruan Serwer.

    Sipas tij, Ballkani është trazuar pikërisht sepse Trump e ka përmendur rajonin dhe, sipas skenarëve që po shqyrtohen në rrethin e ish-presidentit amerikan, mund të ofrohet një marrëveshje për shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Pëshpëritësi i tij për Ballkanin, Ric Grenell, mendon se kjo është një ide e shkëlqyer. Ai do ta ofrojë si shkëmbim territori. Veriu me shumicë serbe i Kosovës do t’i kalonte Serbisë, dhe komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë do t’i kalonin Kosovës. Tingëllon bukur, sidomos nëse je një nacionalist etnik. Trump dhe Grenell janë nacionalistë etnikë të përkushtuar të llojit supremacist të bardhë”, shkruan Serwer.

    Por, sipas tij, ky plan nuk është i pranueshëm as për Serbinë.

    “Ata preferojnë ta mbajnë të gjithë jugun e Serbisë, ku kalon një rrugë kyçe për në Selanik dhe Mesdhe. Prandaj Beogradi po bën çmos për t’i larguar shqiptarët prej andej”, thekson Serwer.

    Ai paralajmëron se Kosova nuk duhet të hyjë në asnjë diskutim për shkëmbim territoresh.

    “Kryeministri Kurti, apo pasardhësi i tij, do të bënte mirë të mos lejonte ndonjë diskutim për shkëmbim në agjendë,” këshillon Serwer.

    Profesori amerikan thotë se aktualisht edhe një president i SHBA-së me kapacitet të plotë do ta kishte të vështirë të merrej me Ballkanin, ndërsa një president si Trump, sipas tij, është i paaftë të ofrojë zgjidhje.

    “Një president i çoroditur si Trump nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të marrë merita për gjëra që s’i ka bërë dhe të premtojë më shumë. Por ai po dështon kudo: Gaza, Irani, Ukraina dhe tregtia janë të gjitha në kaos”, shkruan ai.

    Në këtë kontekst, Serwer u bën thirrje palëve në Ballkan të mos kërkojnë ndihmë nga figura si Trump apo Grenell.

    “As Serbisë dhe as Kosovës nuk u duhet ndihma nga njerëz si Ric Grenell apo Donald Trump”, thekson ai.

    Serwer shprehet skeptik edhe për dialogun e deritanishëm politik të zhvilluar nën ndërmjetësimin e BE-së, duke e cilësuar të pasuksesshëm.

    “I gjithë dialogu politik që nga viti 2013 ka prodhuar pak ose aspak rezultate. Dialogu teknik që i parapriu kësaj përpjekjeje ka prodhuar shumë më tepër: një kod telefonik për Kosovën, njohja e ndërsjellë e dokumenteve, rregullimi i pagesave për energjinë elektrike dhe kontrolli i integruar i kufijve – këto kanë qenë arritje reale për qytetarët,” shkruan Serwer.

    Sipas tij, Beogradi duhet të gjejë një mënyrë për të rifilluar procesin e anëtarësimit në BE, që përfshin edhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në vitin 2023, të cilën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka refuzuar të nënshkruajë.

    Në fund, Serwer kërkon që edhe BE-ja të përshpejtojë heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

    “Kosova ende po vuan nën sanksionet e pajustifikuara të BE-së për veprime që askush nuk i mban mend. Brukseli ka filluar procesin e heqjes së tyre dhe duhet ta përfundojë sa më shpejt”, përfundon ai.

    Artikuj të ngjashëm

    “Filloi të targetojë nënën dhe bashkëshortin tim”, Flutura Kusari ushtron kallëzim penal ndaj Mentor Llugaliut për ngacmim online

    Irani refuzon negociatat: Jo bisedime me SHBA-në derisa të ndalet agresioni i Izraelit

    Janjiq: Dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, nevojitet qasje e re politike

    Të Fundit

    “Filloi të targetojë nënën dhe bashkëshortin tim”, Flutura Kusari ushtron kallëzim penal ndaj Mentor Llugaliut për ngacmim online

    Irani refuzon negociatat: Jo bisedime me SHBA-në derisa të ndalet agresioni i Izraelit

    Janjiq: Dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, nevojitet qasje e re politike

    Sulmohet seksuealisht një grua në Vushtrri, Policia jep detaje: Është arrestuar i dyshuari

    Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.