Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Sërish ngritje çmimesh ndërsa pagat mbesin të njejta: Shtrenjtohen sheqeri, vezët dhe patatet

    10/07/2022 20:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur në Kosovë. Edhe muaji korrik ka nisur me shtrenjtimin e produkteve kryesore të ushqimit. Në ditët e para të këtij muaji janë shtrenjtuar sheqeri, vezët dhe patatet.

    Qytetarët e Kosovës edhe muajin korrik do të shpenzojnë më shumë para për blerjen e ushqimit.

    Në ditët e para të këtij muaji lëvizje të çmimeve ka pasur për sheqerin, vazet dhe patatet.

    Agjencia e Statistikave ka treguar se gjatë ditës së djeshme pesë kilogram sheqer janë shitur me 5 euro e 24 centë. Kurse, dy ditë me herët çmimi i sheqerit ishte për 6 centë më lirë.

    Edhe vezët janë shtrenjtuar për disa centë, ngeshëm siç është bërë edhe me patatet.

    “Sheqer – Agrokor, Kristal , 5 kg është 5 euro e 24 centë, derisa ditë më parë ishte 5 euro 18 centë. Vezë – Konson, 30 copë, janë 3 euro 38 centë, kurse ditë më parë janë shitur për 3 euro e 23 centë. Patate e re – 1 kg është 0,56 centë, derisa ditë më parë janë shitur 0,52 centë”, thuhet në publikimin e ASK-së.

    Ditë më parë ASK-ja ka treguar se çmimet për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga maji i vitit të kaluar janë rritur 12.5 për qind.

    Sipas raportit “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, maj 2022”, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te karburantet me 5.5 për qind, ndjekur nga pemët me 5.4 për qind dhe vajrat e yndyrat ushqimore me 5.2 për qind.

    “Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9 për qind në muajin maj 2022 krahasuar me muajin prill 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të bukës dhe drithërave me 1.8 për qind, mishi me 4.3 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 0.5 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 5.2 për qind, pemët me 5.4 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 1.3 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë me 2.3 për qind dhe kafja, çaji dhe kakao me 1.9 për qind”, thuhet në raport, shkruan Demokracia com.

    “Uji, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet janë rritur me 1 për qind, pijet alkoolike me 0.9 për qind, këpucët me 3 për qind, mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit me 1.5 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 1.3 për qind, mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje me 1.5 për qind, pajisjet shtëpiake me 0.4 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 0.3 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 5.5 për qind, pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave me 1.2 për qind, shërbimet hoteliere me 0.5 për qind, pra me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4 për qind në IHÇK”.

    Artikuj të ngjashëm

    Britania e Madhe ka përpara mbi pesë vjet me norma të larta interesi

    Shtrenjtohen çmimet e pemëve e perimeve – qytetarët ankohen, shitësit e prodhuesit ia hedhin fajin njëri-tjetrit

    Bien çmimet e veturave të përdorura elektrike në SHBA

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.