Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Serbia të përgatitet për vendime të vështira”, publikohet letra që Macron dhe Scholz i dërguan Vuçiqit

    04/09/2022 18:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz i kanë dërguar një letër të përbashkët presidentit serb Aleksandar Vuçiq, rreth marrëdhënieve me Kosovën.

    Në letër, kreut të shtetit serb i bëhet thirrje të tregojë “vendosmërinë dhe gatishmërinë maksimale” për të marrë vendime të vështira, “të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën kujdesin e BE-së”.

    Dy liderët sqarojnë dhe vëmendjen e madhe karshi Ballkanit Perëndimor.

    “Ne po ju dërgojmë këtë letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta, në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet afatgjata dypalëshe dhe rajonale. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor”, thuhet mes tjerash në letër.

    Tutje në letër thuhet se tensionet e fundit kanë treguar nevojiten urgjentisht hapa konstruktiv, si në planin praktik ashtu edhe në atë politik

    “Ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t’ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën drejtimin e BE-së. Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara nevojiten urgjentisht, si në planin praktik ashtu edhe në atë politik”, thuhet në letrën e Macron dhe Scholz.

    Artikuj të ngjashëm

    Scholz: Gjendja ushtarake në Korenë e Jugut është shqetësuese

    Macron bën thirrje për armëpushim pas vrasjes së liderit të Hamasit

    Qeveria gjermane s’e konfirmon pranimin e letrës së diasporës shqiptare për heqjen e shtetësisë serbe

    Të Fundit

    “Pas tij qëndron TikTok-eri Medi Iseni” – Stresi flet për arrestimin e Noizyt

    Xhuli: E kam lexuar Kuranin në gjuhën finlandeze, i kam studiuar të gjitha fetë

    Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës

    Dalin rezultatet në testin e arritshmërisë, nxënësit arrijnë sukses në histori, dështojnë në kimi e matematikë

    Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Deliu: Policia duhet të jetë garant i rendit dhe sigurisë, jo faktor frike dhe dhune

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.