Serbët e mbledhur para ndërtesës së komunës në Zveçan u këndojnë pjesëtarëve të Policisë Speciale të Kosovës që ndodhen në atë objekt dhe kërkojnë që ta largojnë atë.
Turma ka brohoritur “Serbia”, ndërsa pjesëtarëve të Njësive Speciale ua ka kushtuar këngën “Izađi mala” të këngëtarit serb, Ferid Avdiq.
Mijëra serbë janë mbledhur para ndërtesave komunale në veri të Kosovës dhe kërkojnë tërheqjen e policisë së Kosovës dhe kryetarëve të sapozgjedhur shqiptarë.
Serbët nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale dhe refuzojnë të pranojnë përfaqësues shqiptarë në pushtet në komunat ku serbët përbëjnë më shumë se 95 për qind të popullsisë.