Pas një pauze dy javore, para Komisionit Republikan Zgjedhor të Serbisë në Beograd, ka nisur në orët e pasdites protesta “Serbia kundër dhunës” për shkak të, siç thonë përfaqësuesit e atij grupi politik, vjedhjes së zgjedhjeve të 17 dhjetorit të vitit të kaluar, të cilin thonë se e kreu regjimi i Aleksandar Vuçiqit.
Duke pasur parasysh se në këtë ditë, gjashtë vjet më parë, u vra politikani serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, “i cili nuk ishte pjesë e Listës Serbe dhe nën kontrollin e regjimit nga Beogradi, nga Aleksandar Vuçiqi, dhe se askush ende nuk është mbajtur përgjegjës për atë vrasje”, politikanë opozitarë nga lista “Serbia kundër dhunës” ia kushtojnë rebelimin e sotëm edhe këtij rasti, raporton “Danas”.
Gjithashtu, të rikujtojmë se përkundër pretendimeve se Parlamenti Evropian nuk do të diskutojë dhe miratojë asnjë rezolutë në lidhje me vjedhjet zgjedhore të Aleksandar Vuçiqit, dje, megjithatë, në seancën plenare të atij organi, u votua që deputetët e Parlamentit Evropian nesër më 17 janar do të diskutojnë për zgjedhjet serbe dhe rezoluta do të votohet në shkurt.