Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Serbia i shkurton buxhetin, Kosova premton mbështetje për KKSh-në në Luginë

    12/02/2024 20:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me 8 mijë euro më pak do e vazhdojë punën këtë vit Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë.

    E ky vendim i shtetit serb sipas Këshillit, nuk do lejojë përfaqësimin e shqiptarëve të luginës në nivel të duhur.

    “Ky institucion do duhej që në kushte normale të punonte për avancimin e të drejtave të shqiptarve në ruajtjen e identitetit të pakicës kombëtare, shqiptare dhe ky vendim e vështirëson jashtëzakonisht aktivitetin e institucionit më të lartë të shqiptarëve në kuptimin e përfaqësimit në Republikën e Serbisë”, tha Nevzad Lutfiu, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë.

    E nga Lugina, shpresojnë që mbështetjen ta marrin nga Qeveria.

    “Unë besoj që pjesën e cila është dashur të mbulohet prej qeverisë së Serbisë, besoj se do ta kemi mbështetjen nga Qeveria e Kosovës ashu që Këshilli Kombëtar Shqiptar të jetë sa më funksional. Ne këto ditë do iu drejotmë me një kërkesë Qeverisë së Kosovës = nga ku do kërkojmë mbështetje financiare për mbulimin e veprimtarisë së rregullt të Këshilli Kombëtar Shqiptar që të jemi sa më shumë funksional dhe unë besoj se kërkesa jonë do të mbështetet nga Qeveria e Kosovës”, tha Lutfiu.

    E shqetësuar me qasjen e qeverisë serbe shprehet edhe zyra e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

    Kjo e fundit thotë se Lugina, do ta ketë mbështetjen e saj.

    “Në tre vitet e fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka rritur në mënyrë të konsiderueshme mbështetjen për Luginën e Preshevës, veçanërisht atë financiare. Ajo ka shërbyer për të kontribuar pozitivisht në ruajtjen e gjuhës, traditës, kulturës së bashkatdhetarëve tanë shqiptarë. Buxheti i ndarë për këtë vit, është 3 milionë euro, dhe ka njohur rritje për nga 1 milionë, çdo vit, që nga 2021. Patur parasysh qasjen e vazhdueshme diskriminuese të Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, së fundmi jemi të shqetësuar dhe me zvogëlimin e buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ajo rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës, jo vetëm në mbështetje financiarisht, por edhe për t’i dhënë zë problematikave dhe sfidave me të cilat përballen nga institucionet serbe”, tha Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Bisnik Bislimi.

    Buxheti i ndarë për vitin 2024 nga Qeveria e Kosovës për Luginën, është 3 milion euro.

    Artikuj të ngjashëm

    Ndalohet vetura me targa të Serbisë për kalim ilegal të kufirit

    Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

    Shqiptarët në Luginë, të shtypur nga Serbia

    Të Fundit

    Jep detaje avokati i familjes Zejnullahu – tregon çka ka vendosur trupi gjykues pasi s’u lejua të marr pjesë në seancë

    Kurti kërkon hetim të thellë për 27-vjeçarin në Lipjan: Abuzuesit s’do të kenë strehë në institucione

    Dikush e harron armën në banjon e Aeroportit, e gjen pastruesja

    Forca të shtuara policore përreth Gjykatës në Lipjan – pas pak seanca nda policëve të dyshuar të vdekjen e Agon Zejnullahut

    Grushtshteti në Serbi, efekti domino në rajon!

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.