Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Serbia bllokon kufijtë me Kosovën, Behluli: Çdo vendim karshi Kosovës reflekton tek pozicioni i shqiptarëve në Luginë

    24/05/2024 18:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), njoftoi sot se të shtunën, në pikëkalimet kufitare me Serbinë do të mbahen protesta.

    Lidhur me këtë çështje, Ardita Behluli, gazetare në Luginë, në Info Magazinë të Klan Kosovës ka thënë se nuk ka informacione zyrtare se të shtunën do të ketë bllokadë të pikave kufitare apo protesta nga serbët.

    “Jam munduar që të marrë informacionet zyrtare, deri më tani nuk kam info zyrtare se do të mund të ketë bllokadë të pikave kufitare apo protestë. Më herët kemi kontaktuar edhe shefin e Policisë në Serbi e që është përgjegjës edhe për pikat kufitare. Deri më tani nuk kemi informacion zyrtar se do të ketë protestë apo bllokadë të pikave kufitare”, tha Behluli.

    Tutje, ajo shtoi se çdo vendim karshi Kosovës reflekton tek pozicioni i shqiptarëve në Luginë.

    “Çfarëdo vendimi që merret karshi Kosovës ajo me automatizëm reflekton tek pozicioni i shqiptarëve në Luginë të Preshevës, por duhet të jemi të kujdesshëm”, u shpreh Behluli në Info Magazinë të Klan Kosovës.

    Kujtojmë se, më 23 maj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

    Të Fundit

    Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova në diell u shtri për t’u bërë “kafe”, por u kthye si “domate”!

    Kepa njofton largimin e tij nga Chelsea

    Sonte përballja e gjigantëve Real Madrid – Juventus

    Atiq e Durmishi inspektojnë punimet e urave mbi Ibër, Policia e KFOR-i monitorojnë nga afër situatën

    Xheneta Fetahu pretendon se përmbajtja e saj në Snapchat është më e veçantë: Fotografi që mbajnë buzët hapur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.