Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Serbi: Studentët të vendosur për vazhdimin e protestave

    05/02/2025 08:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas tre muajsh protesta dhe dy dorëheqjeve nga politikanë të nivelit të lartë, protestuesit në Serbi janë të gatshëm të vijojnë rezistencën. A do të ketë ndryshim të vërtetë në Serbi?

    Saktësisht tre muaj pasi 15 vetë mbetën të vrarë nga shembja e tavanit në stacionin e trenit në Novi Sad dhjetëra mijëra protestues bllokuan tri urat mbi lumin Danub fundjavën e kaluar në Serbi. Qytetarët pretendojnë se korrupsioni në nivelet e larta qeverisëse është shkaktari i tragjedisë dhe se protestat mund t’i hapin rrugë një shoqërie më të mirë.

    Protestuesit flasin për DW: “Shpresoj që fëmija im të rikthehet dhe të jetojë në një Serbi të lirë”, thotë një grua e moshuar. Një protestues thekson, se: “krimi s’mund të qeverisë përjetësisht. Duhet të mbizotërojë ndershmëria dhe dashuria.”

    Protestuesit thuajse njëzëri kërkojnë që të zbatohet ligji. Bllokada e së shtunës (01.02.2025) ishte e fundit e një serie protestash të organizuara nga studentët, të cilët në dy muajt e fundit kanë ndërprerë mësimin në thuajse të gjitha universitetet shtetërore në Serbi.

    Grumbull i madh njerëzish në shesh
    Protesta në Nish më 2 shkurtFotografi: Jelena Djukic Pejic/DW

    Studentët vendosmëri deri në realizimin e kërkesave

    Ata thonë se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të miratohen. Studentja Natalija Petroviç: “Së pari duam që të mbahet përgjegjësi ligjore dhe politike. Kemi parë dorëheqjet e kryeministrit dhe kryebashkiakut të Novi Sadit, por nuk kemi parë procedim penal ndaj tyre. Kërkojmë gjithashtu edhe dokumentacionin e plotë të restaurimit në stacionin hekurudhor.”

    Ekspertët na thonë, se jo vetëm ky dokumentacion është i paplotë por ai është edhe i manipuluar. Inxhinieri Zoran Xhaçiç, i cili ishte pjesë e ekipit restaurues të godinës ka qenë ndër të parët që bëri publike parregullsitë e rindërtimit. Tani ai është pjesë e komisionit të pavarur hetimor që po mbledh prova, të cilat sipas tij shkojnë deri në nivelet më të larta të qeverisë. Zoran Xhaçiç, Inxhinier gjeolog: “Prokuroria s’do të bëjë asgjë për aq kohë sa Vuçiç është kreu i qeverisë. Kjo nënkupton se na duhet ta bëjmë gjithçka vetë bashkë me studentët dhe t’i shkojmë kësaj gjëje deri në fund dhe të gjejmë fajtorin. Shpresojmë të gjejmë ndonjë prokuror të ndershëm, sepse kjo është e vetmja mënyrë.Vetëm kështu mund të arrestohen fajtorët e vërtetë dhe pjesa tjetër zhbëhet si një shtëpi prej letre.”

    Protestuesit me pankarta në duar në rrugët e Nishit, ata kanë vendosur një peshore të madhe si simbol i drejtësisë që kërkojnë të vendoset në vend
    Protesta në NishFotografi: Jelena Djukic Pejic/DW

    Protestat kanë ngritur edhe pikëpyetje të reja. Si do të kalohet nga bllokimi i institucioneve, rrugëve dhe urave tek ndryshimi i vërtetë? Për këtë, Dusan Spasojeviç, analist politik vëren: “Tani është e nevojshme për të gjetur mënyra që institucionalizojnë krizën. Një ide që po diskutohet gjerësisht është ajo e qeverisë së tranzicionit ose e qeverisë teknike, e cila do të ishte një pikë lidhëse mes qeverisë dhe komunitetit akademik, duke krijuar një lidhje me universitetin.”

    Vuçiç në tur sensibilizimi në mbarë vendin

    Por presidenti serb AleksandarVuçiç e ka refuzuar menjëherë këtë propozim. Aktualisht ai po zhvillon një tur në mbarë vendin, gjatë së cilit u tregon qytetarëve arritjet e qeverisjes së tij 12-vjeçare dhe protestat i konsideron si të organizuara nga shërbimet e huaja sekrete. Aleksandar Vuçiç: “Nuk do ta jap kurrë dorëheqjen dhe nuk do të ketë qeveri tranzicioni ose teknike. Këtë e garantoj me jetën time. Nuk do të ketë qeveri teknike apo tranzicioni. Do të ketë qeveri serbe. Zgjedhje? Po! Referendum? Po! Demokraci? Po! Gjithçka! Por s’do të ketë qeveri që është shërbëtore e dikujt tjetër.”

    Nga ana e tyre, opozita dhe studentët e kundërshtojnë idenë e zgjedhjeve të reja dhe çdo formë dialogu me qeverinë. Analisti politik, Dusan Spasojeviç shpjegon, se “një problem tjetër është se mungon një ndërmjetës neutral, siç do të ishte BE. Deri tani Bashkimi Europian ka qenë shumë pasiv dhe duket se mbështet qeverinë.

    Studentët po mendojnë tashmë lëvizjen e tyre të radhës. Disa thonë se ka ardhur koha për përshkallëzim të protestave. Ata do të vendosin për këtë përmes votës demokratike në mbledhjen e tyre të radhës. /DW

    Artikuj të ngjashëm

    Pamje nga protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

    Krejt çka deklaruan organizatorët e protestës kundër  shrenjtimit të rrymës

    Protestuesit nisen drejt Ministrisë së Ekonomisë: ‘Nuk jemi bankomat’

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.