Serbët protestojnë në mënyrë kreative: Momenti kur dezinfektojnë rrugët pas vizitës së Vuçiqit

Në vendbanimin Borça, pranë Beogradit, qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e djeshme për të realizuar një aksion simbolik të dezinfektimit të rrugëve, në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhej aty një ditë më parë.
Protestuesit kanë ecur përgjatë së njëjtës rrugë ku të dielën kishin kaluar mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS), të cilët kishin ardhur për të përshëndetur liderin e tyre. Në ballë të kolonës së protestuesve ndodheshin disa persona të veshur me skafandera mbrojtëse dhe të pajisur me mjete për dezinfektimi, duke inskenuar një “pastrim” simbolik të zonës.
Një ditë më parë, përveç Vuçiqit, në Borçë kishte qenë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ndërsa në mesin e mbështetësve të pushtetit ishin të pranishëm edhe qytetarë me pankarta ku shkruhej “Nuk e japim Serbinë” dhe “Dua të mësoj”.
Gjatë fjalimit të tij, Vuçiq u premtoi banorëve të Borçës “lajme të mira” në të ardhmen dhe tha se do të angazhohet për zhvillimin e këtij vendbanimi dhe të të gjitha zonave në anën e majtë të lumit Danub.
“Do të luftojmë për Borçën, por jo vetëm për Borçën – për të gjitha vendbanimet në anën e majtë të Danubit, ashtu siç ndërtuam Shtëpinë e Shëndetit,” deklaroi ai.
Borča trenutno ! 👀
— Shonetin (@kaonikotinn) September 8, 2025
Repost – akademija zbor pic.twitter.com/1euTrvBTMi