Numri i serbëve që po kthehen në Kosovë po vazhdon të jetë në rritje.
E fundit që u kthye ishte Marija Novokaviq e cila për 20 vite kishte jetuar në Serbi.
Në banesën e cila u kthye Novakoviq ishte duke banuar një familje kosovare, e e cila u largua më pas për t’i bërë vend asaj.
Tash e disa muaj në qendër të Gjakovës është duke jetuar edhe një grua tjetër e nacionalitetit serb, e cila u kthye përmes Agjencioni Kosovar për Vlerësim dhe Verifikim të Pronave.
Nga ky agjencion kanë treguar se janë edhe 64 procese tjera të kthimit, e që 38 prej tyre janë vetëm në Mitrovicën Veriore.