Milani është fitues i Superkupës së Italisë.
“Rossonerët” kanë bërë mrekulli në finalen e sotme, pasi Interi krijoi epërsi 2-0 me golat e Martinezit dhe Taremit.
“Kuq e zinjtë” nuk u dorëzuan, duke u rikthyer shpejtë në lojë.
Fillimisht Hernadez shënoi për 2-1, kurse Pulisiq barazoi gjithçka.
Dy minuta para se ky duel të shkonte në vazhdime, Abraham shtangu “Nerazzurët”, duke realizuar golin e fitores për skuadrën e tij.
Pas këtij triumfi, Milani e barazon Interin me Superkupa të fituara, pasi të dyja kanë nga tetë, kurse Juventusi një më shumë.