Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Sëmuret Enrique Iglesias, ja nga çfarë po vuan

    21/08/2023 16:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Enrique Iglesias, i cili së fundmi mbajti një koncert në Tiranë, është larguar nga skena dhe performancat live, pasi po përballet me disa vështirësi me shëndetin. Edhe pse për një kohë të gjatë nuk dihej natyra e problemit, tashmë është bërë e ditur sëmundja e këngëtarit.

    Këngëtari spanjoll aktualisht është duke u përgatitur për turneun e tij të quajtur “The Trilogy Tour” i cili do të nisë në tetor të vitit 2023 , duke udhëtuar në shumë vende të botës, së bashku me Ricky Martin dhe Pitbull.

    Megjithatë, Iglesias nuk ishte në formë të mirë dhe vendosi të bënte një pushim për t’u rikthyer më i fortë.

    Përfundimisht, problemi shëndetësor i Iglesias u zbulua dhe u bë e ditur se ai vuan nga një gjendje e quajtur “situs inversus”.

    “Situs inversus” i njohur edhe si “situs inversus totalis” është një fenomen i rrallë mjekësor ku organet e brendshme pësojnë çrregullim.

    Ky fenomen i veçantë mjekësor është rezultat i një mutacioni gjenetik dhe mund të jetë i pranishëm që në lindje. Megjithëse situs inversus mund të duket alarmues në fillim, shumica e njerëzve që e kanë atë nuk përjetojnë ndonjë problem serioz shëndetësor.

    Gjendja prek një në çdo 20,000 njerëz në botë dhe është gjenetike në natyrë.

    “Situs inversus” zakonisht shoqërohet me keqformime të tjera, si polisplenia ose sindroma Kartagener, ndër të tjera.

    Artikuj të ngjashëm

    Momenti kur Enrique Iglesias bën simbolin e shqiponjës gjatë koncertit në Shqipëri (VIDEO)

    Enrique Iglesias mbërrin në Tiranë, gjithçka gati për koncertin e tij

    Të Fundit

    Edhe këtë vit blerja e teksteve shkollore do të subvencionohet nga MASHTI

    Senatori amerikan kërkon votim për të bllokuar shitjen e armëve Izraelit: Mjaft është mjaft

    Letra e Erion Veliajt nga burgu: A po përdoret ky hetim mbi mua si një eliminim politik?

    Deçani e shpall “Qytetar Nderi” gazetarin Marin Mema, Haradinaj i ndan medaljen “Besim në Zot, Atdhe e Shtet”

    Zyrtare: Granit Xhaka, lojtar i ri i Sunderland

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.