Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Selmani largohet nga futbolli rumun, shikon mundësi të reja në Evropë

    01/05/2025 16:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sulmuesi kosovar, Astrit Selmani, ka vendosur të largohet nga Dinamo Bukureshti dhe nuk do të jetë pjesë e futbollit rumun për sezonin e ardhshëm.

    Selmani, i cili ka pasur një paraqitje të shkëlqyer këtë sezon, ka refuzuar ofertën e klubit për rinovimin e kontratës, që i skadon në fund të kësaj vere, si dhe ka refuzuar interesin nga skuadrat e tjera të Superligës së Rumanisë.

    27-vjeçari ka vendosur të kërkojë mundësi të reja në futbollin evropian, pas një periudhe të suksesshme te Dinamo, ku ka arritur të shënojë 13 gola dhe të realizojë 6 asistime gjatë këtij sezoni.

    Para transferimit te Dinamo Bukureshti, Selmani ka luajtur në Izrael, Suedi dhe Danimarkë, duke grumbulluar një përvojë të pasur ndërkombëtare. Po ashtu, ai ka shënuar një gol në 5 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës.

    Selmani tani është në kërkim të mundësive të reja, me shpresën për të vazhduar karrierën e tij në një ligë më të fortë në Evropë

    Artikuj të ngjashëm

    U lëndua ndaj Interit, Kounde do të mungoj në ndeshjen e dytë gjysëmfinale

    Tuchel largon tre lojtarë nga lista për ndeshjen e sotme

    Bayerni dhe Davies me ujdi të re

    Të Fundit

    Goditet grupi kriminal në Fier, katër të arrestuar, trafikonin armë edhe nga Kosova

    Zbërthimi i aplikacionit “Sky Ecc” ekspozon rrjetin e dyshuar kriminal në Kosovë

    Numër i madh i policëve arrijnë afër vendit ku Madeleine u zhduk

    Gazetarja rumune bie në ujë gjatë transmetimit për përmbytjet – VIDEO

    Xhirimi për reklama në Mal të Zi kthehet në tragjedi, 19-vjeçarja serbe humb jetën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.